Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi 3.5 milionë mesazhe nga dosja e Jeffery Epstein. Në morinë e mesazheve, në postën elektronike të tij rezulton e përmendur edhe Shqipëria.Top Channel ka siguruar një e-mail ku përmendet vendi ynë. Në njërin prej tyre mesazhi i është dërguar Jeffrey Epstein nga Thorbjorn Jagland, ish kryeministër i Norvegjisë dhe në atë kohë mbante postin e ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.
Mesazhi mban datën 25 maj 2012 dhe ai përmban një përgjigje që Thorbjon Jagland i kthen një e-maili të marrë disa orë më herët nga Jeffrey Epstein.
