4 C
Tetovo
E premte, 30 Janar, 2026
BallinaLajmeStoilkoviqi doli huq, Komisioni i shkallës së dytë riktheu në punë shtatë...

Stoilkoviqi doli huq, Komisioni i shkallës së dytë riktheu në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë shtatë administratorët shqiptarë të cilët në dhjetor, u larguar nga Ministria për Marrëdhënie Ndëretnike të udhëhequr nga serbi Ivan Stoilkoviq, shkruan gazeta KOHA, përcjell Portalb.mk.

Komisioni nuk ka gjetur “gabim” te administratorët e ankuar, ndërkohë që ka hedhur poshtë vendimin e Stoilkoviqit, i cili pati publikuar një video me një divan të improvizuar, por duke fshehur tërë zyrën dhe kushtet e tmerrshme në të cilën qëndrojnë punonjësit shqiptarë të kësaj ministrie.

Komisioni ka konstatuar se Stoilkoviqi nuk i ka respektuar procedurat ligjore, konkretisht ka larguar nga puna shtatër punonjës pa marrë pëlqim dhe pa ofruar fakte në Agjencinë e Administratës. Përveç rikthimit në punë, Komisioni tashmë i jep të drejtë të larguarve nga puna të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që kanë pësuar nga vendimi i Stoilkoviqit.

Saktësisht, më 25 dhjetor, ministri Ivan Stoilkoviq kishte larguar nga puna shtatë punonjës shqiptarë.

Arsyetimi zyrtar i kabinetit të Stoilkoviqit ishte një “masë disiplinore”, e justifikuar në mënyrë absurde me një divan të kapur brenda hapësirave të ministrisë. Por realiteti në terren e rrëzoi këtë justifikim farsë.

Dhjetëra punonjës, kryesisht shqiptarë, vazhdojnë të qëndrojnë të grumbulluar në zyra prej vetëm 16 metrash katrorë, pa karrige, pa kompjuterë, pa detyrë pune.

“Nuk kemi ku të ulemi. S’ka karrige, s’ka kompjuter, s’ka punë. Kjo është poshtërim”, ankohen për KOHA punonjësit shqiptarë të kësaj ministrie. Pra, ndërkohë që u mohohen kushtet elementare për punë, i njëjti ministër u kishte shqiptuar “masë disiplinore”.

Që nga dita e parë e formimit të Qeverisë dhe marrja e këtij dikasteri nga Stoilkoviqi, punonjësit shqiptarë flasin për “të zitë e ullirit”: izolim në një kat të vetëm të ministrisë, mungesë totale e kushteve bazë, si dhe presion psikologjik dhe frikë nga largimet selektive.

Ndryshe, zëvendëskryeministri dhe ministës i Marrëdhënieve midis Bashkësive, Ivan Stoillkoviq më 25 dhjetor në profilin e tij në Fejsbuk publikoi video nga një zyrë në Ministrinë me të cilën udhëheq, ndërsa në të cilën, siç thotë, kanë punuar nëpunësit nga Bashkimi Demokratik për Integrim që u larguan nga ky institucion. Ky publikim i Stoillkoviqit pasoi pasi paraprakisht BDI-ja opozitare akuzoi për diskriminim në Ministrinë e Marrëdhënieve midis Bashkësive, për shkak se nga ky institucion u larguan nga puna shtatë shqiptarë.

“Kjo është një zyrë në Ministrinë e Marrëdhënieve midis Bashkësive, përndryshe e transformuar në atë që e shihni, ku ‘punonin’ administratorët e shkarkuar dje, të cilët, për ndonjë rastësi, janë nga BDI. Pas dokumentimit të situatës, ata u dërguan në shtëpi për të fjetur. Kaq ishte”, shkroi Stoillkoviqi në Fejsbuk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments