4 C
Tetovo
E enjte, 29 Janar, 2026
BallinaLajmeKëshilltari nga Gostivari ,Albin Deralla, largohet nga BESA dhe VLEN-i: Vendim i...

Këshilltari nga Gostivari ,Albin Deralla, largohet nga BESA dhe VLEN-i: Vendim i vështirë, por i domosdoshëm

Këshilltari komunal nga Gostivari, Albin Deralla, ka njoftuar sot publikisht vendimin e tij për t’u larguar nga Lëvizja BESA, duke theksuar se ky hap nuk ka qenë i lehtë, por i domosdoshëm. Në deklaratën e tij publike, Deralla shprehet se për një kohë të gjatë, as ai dhe as ekipi i tij nuk kanë pasur hapësirën, respektin dhe të drejtën që u takonte brenda partisë. Sipas tij, në vend të vlerësimit të punës dhe meritës, janë favorizuar individë të caktuar, ndërsa zëri i strukturës dhe i aktivistëve është lënë anash.

Ai thekson se situata bëhet edhe më ironike, pasi shumë nga personat që sot janë forcuar brenda Lëvizjes BESA janë njerëz që ai vetë i ka sjellë në parti, me besim dhe sinqeritet. Megjithatë, siç shprehet Deralla, me kalimin e kohës është bërë e qartë se synimi ka qenë largimi i tij dhe i ekipit të tij.

“Për këto arsye, sot deklaroj qartë se unë dhe ekipi im nuk jemi më pjesë e Lëvizjes BESA. Largohemi me kokën lart, me ndërgjegje të pastër dhe me respekt për çdo aktivist të ndershëm që ka dhënë kontribut pa interes personal,” thuhet në deklaratën e tij. Në fund, Albin Deralla nënvizon se rruga e tij politike nuk përfundon këtu dhe se ai do të vazhdojë të punojë për qytetarët e Gostivarit, për drejtësinë dhe për vlerat në të cilat beson, pa u ndalur dhe pa u përkulur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments