5.9 C
Tetovo
E shtunë, 24 Janar, 2026
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Përplasje lindje-perëndim në AfrikëLufta për Afrikën.Pjesa e dytë

Dritan Goxhaj / Përplasje lindje-perëndim në AfrikëLufta për Afrikën.Pjesa e dytë

Ndërkohë që në Europë po zhvillohet një luftë ndërmjet perëndimit dhe lindjes, në Ukrainë, një luftë tjetër po zhvillohet në Afrikë midis këtyre dy grupeve. Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në veri të Afrikës në atë që pjesë që njihet si Sahel (Shpjeguar në pjesën e parë).

Ky konflikt i cili ka evoluar në një betejë gjeopolitike midis perëndimit dhe Rusisë, njihet edhe si lufta hije. Ku pas dy dekadave që perëndimi zhvillonte gjoja një luftë kundër terrorizmit, një seri shtetesh pas disa puçeve ushtarake i përzunë forcat franceze dhe perendimore nga këto vende.

Dhe si pasojë grupet terroriste që vepronin kryesisht në Mali, Burkina Faso dhe Niger e zgjeruan jo vetëm veprimtarinë e tyre, por edhe territorin,

Në këtë moment pas përzënies së forcave Franceze dhe Europiane, qeveritë ushtarake të këtyre vendeve ju drejtuan Rusisë për ndihmë në aspektin e sigurisë, për të luftuar këto grupe terroriste.

Rusia vendosi të japi këtë ndihmë nëpërmjet një asistence ushtarake, specifikisht nëpërmjet asaj që njihet si Korpusi Afrikës.

Në të njëjtën kohë të tëra këto shtete krijuan edhe Aleancën e Sahelit, dhe të tëra forcat e tyre dhe ato ruse drejtohen nga gjenerali rus Surovikin.

I njëti që drejtoi operacionet ushtarake ruse në Siri kundër ISIS dhe gjith grupeve të tjera terroriste, dhe i njëjti që ndërtoi në Ukrainë edhe linjën e famshme të mbrojtjes në ofensivën e verës 2023 të Ukrainës, që njihet si linja Surovikin dhe që drejtoi edhe tërheqjen e forcave ruse nga Kherson.

Po ku ndryshonte ndihma ushtarake që perëndimi i jepte këtyre vendeve të Sahelit nga ajo që Rusia ju jep sot?

Le ta shohim më në detaje.

Për dy dekada perëndimi u përqëndrua vetëm në stërvitje dhe operacione të limituara, por pa rritur kapacitetet njerëzore, ushtarake dhe luftarake të këtyre vendeve.

Në këtë mënyrë në vend që kapacitetet ushtarake të këtyre vendeve të rriteshin, ato sa vinin e degradoheshin.

Burkina Faso me një popullsi prej 22 milion banorësh nuk lejohej të mbante një ushtri më të madhe se 5 mijë forca ( aq sa ka Shqipëria me 2 milion banorë).

Niger me një popullsi prej 25 milion banorësh i lejohej një forcë prej vetëm 10 mijë trupash (bajonetash), ndërsa Mali me 22 milionë banorë, i lejohej një forcë vetëm prej 8 mijë trupash (bajonetash).

Qëndrimi zyrtar i perëndimit për mos rritjen e kapaciteteve luftarake të këtyre vendeve ishte “ Forcat e Legjionit të Huaj Francez dhe forcat amerikane të vendosura në këto vende, janë përgjegjëse për sigurinë në rajon, pasi vendet e Sahelit nuk kanë nevojë të shtojnë forcat e tyre pasi nuk i mbajnë dot ato”.

Si rezultat i kësaj politike për këto dy dekada e kusur, forcat terroriste të vendosura në një territor midis këtyre tre shteteve arritën në marrin në kontroll pothuajse 1/3 e territorit të këtyre vendeve. Prania e këtyre forcave terroriste në këtë rajon, përbënte dhe përbën një garanci për Francën dhe vendet e tjera europiane që jo vetëm të mos ecin përpara proceset integruese dhe zhvilluese të këtyre vendeve të Afrikës, por edhe të mos arrihet të ndërtohet ai koridori i transportit që lidh Afrikën perendimore me atë lindore (Koridor që folëm në pjesën e parë).

Dhe për të arritur një zhvillim të rajonit dhe për të ngritur premisat për këtë koridor është e domosdoshme lufta konkrete ndaj këtyre grupeve.

Dhe këtu hyn rusët të cilët për ndryshim nga perëndimi ndihmën e tyre e kanë fokusuar në mbështetje direkte luftarake.

Të tre këto vende pas largimit të forcave perendimore krijuan një forcë të përbashkët të armatosur.

Kjo forcë u krijua në të njëjtën kohë që edhe Rusia njoftoi krijimin e Korpusit të Afrikës. Duhet pasur parasysh se para krijimit të këtij korpusi, rusët patën çuar atje kompaninë Wagner e cila pas krijimit të këtij korpusi është integruar e gjitha në të.

Baza e Forcave të Armatosura të Alenacës së Sahelit ishte ushtria e Burkina Fasos.

Në këto dy vite që rusët kanë hyrë aty, kanë aritur të krijojnë rreth 20 batalione të reja si dhe 3 batalione të Forcave Speciale, si dhe dy batalione speciale anti-terrorizëm.

Të treja këto batalionet speciale u stërvitën në Rusi me kohë të plotë si dhe jo vetëm që iu nënshtruan një stërvitje në kushte reale, por ato morën pjesë edhe direkt në luftimet në Ukrainë, ku është evidentuar se batalioni i 12 special mori pjesë në luftimet në zonën e Zaporizhjes, plus këto batalione kanë secila edhe njësitë e tyre të mortajave dhe të artilerisë.

Batalionet për luftë anti-terrorizëm pasi e kryen stërvitjen e tyre të plotë në Akademinë e Forcave Speciale të Gardës Kombëtare Ruse në Kaukazin Verior, ato morën pjesë edhe në luftime të drejtpërdrejta në zona urbane në Ukrainë.

Gjithashtu edhe dy batalione të tjera në Mali kanë kryer jo vetëm trajnimet në Rusi por kanë marrë pjesë edhe në luftime direkte në Ukrianë duke marrë kështu eksperiencë direkte të luftës moderne.

Forcat ruse të Korpusit të Afrikës kanë marrë si detyrë krijimin e 200 batalioneve luftarake me gadishmëri të plotë dhe eksperiencë luftë për të treja vendet e Sahelit sëbashku.

Po ashtu këto forca janë pajisur edhe me artileri të rëndë si dhe me artileri raketore nga ana e Rusisë.

Ndërsa në 6 muajt e fundit supriza ka qënë përdorimi i avionëve luftarakë me pilotë vendas në mbështetje të vijës së parë të forcave të Sahelit, si dhe përdorimi nga ana e tyre edhe i bombave Fab 250. Ku vetëm vitin e fundit rusët kanë trajnuar në akademitë ruse pilotë dhe teknik për nevoja të këtyre tre shteteve.

Por ajo çka e bën interesante këtë ndërhyrje ruse në Sahel, është fakti se aviacioni që përdoret në mbështetje të forcave të Sahelit nuk ëhstë i përqëndruar në territorin e këtyre tre vendeve, por ai është i vendosur në Libi, në territorin e kontrolluar nga gjenerali Halifa Aftar, një aleat i Rusisë dhe Turqisë.

Aktualisht numri i forcave të armatosora të tre këtyre vendeve të Sahelit ka arritur në 120 mijë trupa (bajoneta) për dy vjet, dhe parashikohet që në fund të këtij viti të arrijë në 200 mijë, nga gati 25 që ishte nën ndihmën ushtarake perendimore.

Tashmë kjo forcë e vendeve të Sahelit po ndeshet përditë më grupet xhihadiste terroriste të cilat tashti po mbështeten nga perëndimi, duke u përdorur si proxy ndaj Rusisë. Kjo do të thotë se Rusia është në një front të dytë ndaj perëndimit, këtë rradhë në Afrikë.

Bashkimi i këtyre tre vendeve në një lloj konfederate dhe krijimi i jë force të përbashkët ushtarake nën jë komandë të vetme, është rast i paprecedent për Afrikën.

Gjithashtu paralel me unifikimin ushtarak, këto tre vende kanë krijuar edhe një bankë të vetme qëndrore, duke krijuar kështu një sistem të unifikuar pagesash dhe transfertash për një popullsi prej 70 milionë banorë.

Gjithashtu këto vende po ecin edhe drejt krijimit të një sistemi të vetëm doganor.

Aktualisht të treja këto vende nuk kanë dalje në det, por po përdorin si port hyrës ato të Togos dhe Senegalit, dhe pikërisht në këto dy vende po zhvillohet aktualisht një përplasje e fortë diplomatike dhe spiunazhi ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, i cili kërkon të bllokojë që këto dy vende të bashkangjiten iniciativës së vendeve të Sahelit.

Por duket se kanë dështuar pasi Togo njoftoi në tetor të vitit që shkoi, se ajo i bashkangjitet sistemit të përbashkët doganor të vendeve të Sahelit, dhe ofroi portin e saj të Lomos si port hyrës kryesor për nevoja të këtyre shteteve. Dhe që atëhere ky port po përdoret për nevojat direkte të vendeve të Sahelit në një sistem të përbashkët.

Por suprizat për perëndimin nuk mbarojn vetëm në Togo.

Nëse e vini re hartën e Afrikës do shihni se Çadi dhe Sudani e pengojnë Sahelin që të dalë në Gjirin e Adenit, ku Sudani është problemi më i madh për moemntin pasi aty po zhvillohet një luftë civile e nxitur nga amerikanët dhe e paguar dhe furnizuar nga Izraeli dhe Emiratet, por që në muajt e fundit ka pasur zhvillime të mëdha, pasi tashmë Egjipti, Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia janë dakordësuar për të ndihmuar ushtarakisht qeverinë e Sudanit për të luftuar kundër forcave të mbështetura e financuara nga Izraeli, Emiratet e Amerika.

Por supriza më e madhe është deklarata e qeverisë së Sudanit për t’I afruar Rusisë dhe Turqisë një bazë detare në Port Sudan.

Ndërsa në korrik të 2024 Lavrov bëri një vizitë suprizë në Çad ku u diskutua që edhe kjo republikë afrikane ti bashkangjitet këtij koridori transporti.

Dhe në janar të 2025 Çadi u bë vendi i katërt në Afrikë që përzuri që aty forcat Franceze dhe ato Europiane.

Kjo tregon se edhe Çadi është orientuar drejt Aleancës së Vendeve të Sahelit dhe drejt lidhjeve ekonomike, politike dhe ushtarake me Rusinë.

Nga gjithë kjo shifet qartë se sapo Rusia u forcua ushtarakisht dhe politikisht dhe edhe ajo u shkëput nga Europa, edhe Afrika filloi të luftoji me forcë më të madhe e më të vendosur për çlirimin e saj nga kolonializmi shekullor Europian.

Kjo tregon se tashmë Afrika e ka bërë zgjidhjen e saj, por për të arritur zhvillimin e merituar lufta është e gjatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments