1.6 C
Tetovo
E enjte, 22 Janar, 2026
BallinaLajmeVLEN: Hipokrizi e BDI-së, partia që solli korrupsionin flet për Transparency International

VLEN: Hipokrizi e BDI-së, partia që solli korrupsionin flet për Transparency International

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi ndaj rënies së Maqedonisë së Veriut në Indeksin e Korrupsionit 2024, duke fajësuar qeverinë për “dështim në luftën kundër korrupsionit” dhe duke paralajmëruar për rreziqet e korrupsionit sistemik:

“Si opozitë, vlerësojmë se kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të luftojë korrupsionin, por me veprimet e saj e ka normalizuar atë,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Por për VLEN, kjo është hipokrizi e pastër. “Është e pabesueshme që partia që e çoi vendin deri në pozitat 104–111 të Transparency International sot na jep leksione”.

VLEN kujton skandalet e vjetra: Gjoko Ristov me 350 mijë euro, Enver Bexheti non grata dhe gjykatësi që hapte e mbyllte dosje sipas urdhrit të Artan Grubit. “Korrupsioni nuk lind sot – thjesht po çahen mbrojtjet që e bënin BDI-në të paprekshme,” shtojnë ata, përcjell PressOnline.al

Sipas VLEN, BDI nuk ka të drejtë të flasë për luftë kundër korrupsionit dhe duhet të mbetet në opozitë, duke u kujtuar qytetarëve për trashëgiminë e saj të errët në qeverisje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments