0.6 C
Tetovo
E diel, 18 Janar, 2026
BallinaLajmeSCANDAL / Myftinia e Tetovës /PTU -PTU NUK VLEN ,nuk e kemi...

SCANDAL / Myftinia e Tetovës /PTU -PTU NUK VLEN ,nuk e kemi ditur se Gushti është mes muajit janar .Nisi prishja e tregut të grave në Tetovë, do të ndërtohet parking(foto+video dëshmi)

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

Çfarë nuk dëgjuam dje dhe sot

Premtimi i Myftinisë zgjati më pak se një muaj: Nisin prishjet, tregtarët në rrugë

Premtimi publik i Myftinisë së Tetovës se tregtarët do të lejoheshin të punonin deri në gusht rezultoi jetëshkurtër.,takimi ishte me 26.12.2025.Pa kaluar as një muaj nga deklarata e Myftiut Selver Xhemaili, sot kanë nisur punimet për prishjen e tregut të grave në rrugën “Murat Bafqari”, duke i lënë dhjetëra familje pa burimin e vetëm të të ardhurave.

Pas takimit me shitësit, Myftiu kishte deklaruar se ishte arritur marrëveshje që tregtarët ta shfrytëzonin hapësirën deri në fund të gushtit të vitit të ardhshëm pra 2026 për të shitur mallin ekzistues. Sot, ky zotim u hodh poshtë në praktikë, pa asnjë njoftim publik dhe pa asnjë alternativë konkrete për tregtarët.

Ndërkohë që fjala “marrëveshje” u përdor për të qetësuar revoltën, veprimet në terren tregojnë të kundërtën: ekskavatorët folën më fort se deklaratat. Bashkësia Fetare Islame arsyeton aksionin me ndërtimin e një parkingu, duke e trajtuar vakëfin si parcelë biznesi dhe jo si pronë me funksion shoqëror.

Kujtojmë se vetëm javë më parë tregtarët reaguan ashpër, duke akuzuar BFI-në se po i nxjerr nga vendi i punës për ta dhënë vakëfin me qira. Sot, frika e tyre u konfirmua. Premtimet u shkelën, ndërsa përgjegjësia politike dhe morale mbetet e paadresuar.

Pyetja është e thjeshtë: kush mban përgjegjësi për këtë mashtrim publik dhe pse fjala e Myftinisë vlen më pak se një muaj?

Çfarë nuk u dëgjua nga tregtarët e dëshpruar?

Myftinia gënjeu hapur: Premtoi gushtin, solli ekskavatorët

Fjala e Myftiut vlen 30 ditë: Tregtarët u mashtruan, tregu u shkatërrua

Nga “deri në gusht” te prishja brenda muajit: skandal i Myftinisë së Tetovës

Premtime për kamera, ekskavatorë për tregtarët

Vakëfi si biznes: Myftinia i nxori tregun e grave në rrugë

Mashtrim publik në Tetovë: Myftinia prish tregun pas premtimit

Myftiu foli, makineritë vendosën

Tregtarët u qetësuan me fjalë, u dëbuan me forcë…www.telegrami.mk

================================================

faktografi

============================================================

me datë 26.12.2025 ndodhi takimi në Myftini mes shitësve te tregu i grave dhe Myftiut

https://tv21.tv/afat-njejavor-per-lirimin-e-tregut-te-grave-myftinia-terhiqet-shitesit-do-te-punojne-deri-ne-gusht/

Shitësit te “Tregu i grave” në Tetovë kanë pranuar një njoftim nga Myftinia e Tetovës se brenda një jave duhet ta lirojnë këtë vend.

Kjo i ka revoltuar, pasi thonë se kanë 30 vjet që shesin këtu dhe me këtë punë mbajnë familjet.Përveç kësaj, afati i dhënë është shumë i shkurtër, pasi kanë investuar në mallin që shesin e tani do t’u ngelet.

Kërkojnë nga myftinia që të gjejnë një zgjidhje ose t’u caktohet ndonjë vend tjetër.Kërkojmë nga Bashkësia Fetare Islame, sepse dje na erdhën si në dasmë, që urgjentisht, që javën që vjen, të lirohet tregu i grave. Unë aty kam punuar dhe kam mbajtur familjen për 30 vite. Kam bërë pagesa, gjithsej 18 mijë euro, kam paguar 50 euro në muaj dhe vetëm katër ditë kam punuar aty. Unë pajtohem se është pronë e BFI-së, por shteti, si shtet që është, duhet të japë një ofertë për dy apo tre muaj dhe të gjejë një vend tjetër ku unë të punoj”.

“Nuk dimë ndonjë vend në botë ku nuk ka pazar, dhe me automatizëm shumica e njerëzve në atë pazar kanë investuar në mall, kanë blerë rroba, kanë blerë mallra, dhe të vish të thuash që javën tjetër të mbyllet është pak absurde. Shumica e objekteve që kemi janë me dyqane, ato punojnë sadopak, dhe tani vjen dikush e thotë se duhet të mbyllet. Çfarë do të ndodhë me strukturën e atyre shtëpive, a i intereson kjo dikujt”?“Çdo qytet ka tregun e grave, i vetmi qytet që do të mbetet pa të do të jetë Tetova. Ato shtëpi, për shkak të tregut, mbajnë gjallë edhe dyqanet; me një plumb vriten dy veta.”

Myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, pas takimit me shitësit, tha se ata do të kenë kohë që deri në gusht të vitit të ardhshëm ta shfrytëzojnë vendin.

“Sot në bashkëbisedim me pronarët e tezgave u morëm vesh që për një afat kohor deri sa bëjnë shitjen e mallit pra deri në fund të gushtit të punojnë, t’i shfrytëzojnë, ndërsa pjesën tjetër që janë jashtë funksionit të largohen nga aty dhe të shfrytëzohet vendi për ndonjë parking apo veprimtari tjetër varësisht prej nevojës”, Selver Xhelili.

Çdo të enjte në Tetovë është ditë tregu. Në të ashtuquajturin tregu i grave vinë shitës nga e gjithë Maqedonia. Po përpos tregut, shitësit sheshin edhe në rrugë. Kjo shpesh ka hapur debatin nëse duhet lejuar ose jo shitja në rrugë.

==========================================================

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments