Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se është ftuar personalisht nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë ftesë si një vlerësim të posaçëm për Shqipërinë dhe si një arritje ndërkombëtare të paimagjinueshme deri pak vite më parë.
Ai theksoi se ky zhvillim dëshmon transformimin e vendit dhe rritjen e respektit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë.
Kryeministri nënvizoi gjithashtu forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar ftesën nga Presidenti Trump si një tregues të nivelit të lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
