4 C
Tetovo
E enjte, 15 Janar, 2026
BallinaLajmeA mbeti “në ajër” ligji për ‘Safe City’? VMRO-ja thotë se do...

A mbeti “në ajër” ligji për ‘Safe City’? VMRO-ja thotë se do të miratohet nesër! Nga LSDM mohojnë, nuk ka shumicë

Koordinatorët e grupeve parlamentare sa më shpejt duhet të bien dakord për atë që u diskutua dje në takimin e liderëve për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, i cili u bllokua nga Fronti Evropian sepse nuk u pajtuan me propozimin. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thotë se pret që shpejt të propozohet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, por edhe të arrihet marrëveshje për mbështetjen e Ligjit për kundërvajtje.“Pres që sot menjëherë të ketë takim të koordinatorëve në Kuvend dhe të fillojnë punën për të harmonizuar ligjet për të cilat janë dakorduar që t’i miratojmë sa më shpejt. Është e mundur që sot-nesër të kemi një zgjidhje”, tha Afrim Gashi, kryetar Kuvendi.Përveç Avokatit të Popullit, duhet të miratohet edhe Ligji për kundërvajtje, ose sistemi i quajtur Safe City, për të cilin gjithashtu u diskutua në takimin e liderëve. Për këtë ligj është e nevojshme shumicë prej dy të tretave, që do të thotë edhe konsensus më i gjerë politik. Koordinatori i VMRO-DPMNE, Nikolla Miceski, thotë se është arritur marrëveshja.

“Gjërat më të rëndësishme janë sqaruar, është rënë dakord që deputetët e koalicionit të udhëhequr nga BDI të japin mbështetjen për ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje. Për këtë marrëveshje do ta informojmë kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, me qëllim që nesër të thirret seanca ku do të miratohen ndryshimet”, shtoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.Por këtë e mohojnë nga LSDM. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski për TV21 tha se nuk është ftuar në koordinim, por edhe se nuk është arritur dakordësi – prandaj nesër nuk do të ketë seancë për këtë ligj.

“Nuk kam qenë në atë koordinim sepse nuk ishim të ftuar. Pjesëmarrës ishin VMRO-DPMNE, Levica, VLEN dhe BDI. Sipas informacionit që mora, fillimisht njoftuan seanca për nesër, por më pas e anuluan sepse nuk kanë shumicë. Qartë dikush nuk pajtohet”, pohoi Oliver Spasovski nga LSDM.

Për këtë, dje kryeministri Mickoski tha se Ligji për kundërvajtje është prioritet që duhet të miratohet për të mundësuar funksionimin e sistemit nga 1 shkurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments