-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili në takim me Këshillin e ministrave...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në takim me Këshillin e ministrave të kulturës nga Europa Juglindore

Ministri i kulturës Hysni Ismaili nesër do të qëndroјë në vizitë pune në R. e Kroacisë ku do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në takimin e Këshillit të ministrave të Kulturës të Evropës Jug-Lindore Përforcimi i kulturës në funksion të qëndrueshmërisë së zhvillimit (КОМОКОСЕЕ), e cila mbahet në Rijekë.

Në takim, ku nikoqirë është ministrja e kulturës Nina Obulen Korzhinek, ku vendi i së cilës aktualisht është kryesuese e Këshillit të ministrave të Kulturës të Evropës Jug-Lindore, do të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime mbi sfidat e bashkëpunimit kulturor të vendeve anëtare përmes mobilitetit të artistëve dhe të projekteve të përbashkëta. Në takim do të miratohet dhe nënshkruhet deklarata.

Gjithashtu, ministri Ismaili, në kuadër të qëndrimit në Rijekë, së bashku me ministrat e tjerë të kulturës do të merr pjesë dhe në hapjen solemne të manifestimit “Rijeka – Froni evropian i kulturës 2020” në Teatrin Popullor Kroat “Ivan pl. Zajc”.

Në kuadër të manifestimit, e cila realizohet nën moton “Porti i diversitetit”, për vitin 2020 planifikohen më shumë se 600 ngjarje artistike-kulturore në të cilat do të jenë të përfshira më shume se 300 organizata dhe artistë nga 40 vende të Evropës dhe botës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments