0.8 C
Tetovo
E martë, 13 Janar, 2026
BallinaLajmeKomuna e Tetovës për herë të parë u ndanë paga jubilare të...

Komuna e Tetovës për herë të parë u ndanë paga jubilare të gjithë të punësuarve në arsimin fillor

Komuna e Tetovës njofton se për herë të parë të gjithë të punësuarve në arsimin fillor të cilët janë me përvojë pune prej 10, 20, 30 dhe 40 vite, u janë ndarë paga jubilare.

Me këtë hap, siç thonë nga komuna, është dëshmuar se udhëheqësia aktuale kujdeset për arsim cilësor.

“Për herë të parë, të gjithë të punësuarve në arsimin fillor të Komunës së Tetovës të cilët janë me 10, 20, 30 dhe 40 vite përvojë pune u është ndarë paga jubilare”.

“Kjo është një dëshmi e qartë se po punojmë për një arsim cilësor dhe për një sistem që vlerëson drejt përkushtimin, punën dhe kontributin shumëvjeçar të secilit të punësuar në arsimin fillor”, thonë nga komuna.

Gjithashtu theksojnë se gjatë vitit 2026 pagën jubilare do ta marrin edhe të gjithë të punësuarit në shkollat e mesme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments