-7.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Janar, 2026
BallinaLajmeBota"Deri në pikën e fundit të gjakut", vjen reagimi i Kubës pas...

“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas ultimatumit të Trumpit

Presidenti kubanez, Miguel Diaz-Canel, e hodhi poshtë paralajmërimin e Trumpit për të ndaluar marrjen e naftës dhe parave nga Venezuela, duke shtuar se SHBA-të nuk kanë autoritet moral për ta detyruar Kubën të nënshkruajë ndonjë marrëveshje.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Kubën se as nafta dhe as paratë nuk do të vijnë nga Venezuela dhe sugjeroi që ishulli të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara para se të jetë tepër vonë.

“Kuba është një komb i lirë, i pavarur dhe sovran. Askush nuk na dikton se çfarë të bëjmë”, tha Diaz-Canel.”Kuba nuk sulmon, SHBA-të e kanë sulmuar Kubën për 66 vjet. Kuba nuk kërcënon, ajo po përgatitet dhe është gati të mbrojë atdheun e saj deri në pikën e fundit të gjakut”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments