Në ditën e katërt nga moti i keq, në Shqipëri janë 1.587 banesa dhe 13.211 hektarë tokë të përmbytura.
Bilanci u shpall në mbledhjen e këshillit të Emergjencave Civile të cilin e drejtori kryeministri i vendit, Edi Rama, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Për situatën e krijuar janë vënë në dispozicion 50 milionë euro, dhe sipas kreut të ekzekutivit, do dëmshpërblehen banorët e prekur.
Ndërkohë sot është shfaqur që përmirësim i situatës në disa zona, ku ka nisur tërheqja e ujit.
