2.6 C
Tetovo
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAnita Topolova-Misajlovska është zgjedhur për u.d. prokuror publik shtetëror

Anita Topolova-Misajlovska është zgjedhur për u.d. prokuror publik shtetëror

Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme zgjodhi ushtruesen e detyrës së kryeprokurores së shtetit.Anita Topolova Isajlovska do ta zëvendësojë Ljubço Kovevskin, i cili dha dorëheqje të parvokueshme më 17 dhejtor.

Këshilli i Prokurorëve njëzëri votoi për Topolova Isajlovskën, e cila deri tani, për një kohë të gjatë, ishte zëvendës kryeprokurore.
Anita Topolova-Isajlovska u zgjodh për herë të parë si prokurore në vitin 2009, në vitin 2013 ajo iu bashkua Prokurorisë së Lartë dhe tre vjet më vonë u ngrit në detyrë si prokurore republikane dhe zëvendëse e prokurorit të atëhershëm publik të shtetit Marko Zvrlevski.

Anita Topolova-Isajlovska do të shërbejë si prokurore e përkohshme derisa të zgjidhet një prokuror i ri shtetëror, dhe jo për më shumë se gjysmë viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments