0.6 C
Tetovo
E premte, 19 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeShmangie tatimore prej mbi një milion eurosh nga tregtia e arit në...

Shmangie tatimore prej mbi një milion eurosh nga tregtia e arit në Shkup, hetim kundër dy personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer vepër penale për një periudhë të gjatë kohore – Shmangie tatimi, e parashikuar në nenin 279, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Gjatë një periudhe prej pesë vitesh, nga fillimi i vitit 2020 deri në fund të vitit 2024, të dyshuarit kanë shmangur taksat dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për një shumë totale prej 64,924,298 denarë ose më shumë se një milion euro.

Të dy, si pronarë dhe drejtues të një personi juridik nga Shkupi, me qëllim që të shmangin pagesën e plotë të tatimit mbi të ardhurat personale prej 11.11% dhe tatimit mbi vlerën e shtuar prej 18% për të cilat ishin të detyruar me ligj, kanë dhënë informacione të rreme ose nuk kanë raportuar fakte ndikimi për përcaktimin e shumës së detyrimeve të tilla, gjë që ka rezultuar në mospërcaktimin e detyrimit tatimor.

Ata e kryen këtë duke shmangur raportimin e detyrimeve ligjore tatimore nga tregtia me bizhuteri ari, shufra ari dhe argjend të papërpunuar.

Duke vlerësuar të gjitha rrethanat, kryesisht rrezikun e arratisjes, mundësinë e vazhdimit të kryerjes së veprës dhe rrezikun e ndikimit te dëshmitarët, prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit. Duke vepruar kështu, prokurori publik mori parasysh peshën e krimit për të cilin akuzohen dhe shumën e përfitimit të fituar në mënyrë të paligjshme, e cila është me përmasa të mëdha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments