Këshilli mirëpret rezultatet e mira të arritura tashmë nga SPAK dhe gjykatat e tij, duke përfshirë edhe rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Këshilli nënvizon rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë Strukturën e Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe të forcimit të mëtejshëm të rezistencës së sistemit të drejtësisë kundër ndërhyrjeve të brendshme ose të jashtme.Në raport vlerësohet përparimi dhe angazhimi I Shqipërisë në synimin për mbylljen e procesit të anëtarësimit me BE, dhe në këtë drejtim kërkon që vendi ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për mbylljen e kapitujve.
“Këshilli inkurajon Shqipërinë të intensifikojë reformën mbi bazat, në veçanti për të përfunduar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme mbi sundimin e ligjit, kapitujt 23 dhe 24, të cilat do t’i lejonin Shqipërisë të fillonte mbylljen provizore të kapitujve negociues. Shqipëria gjithashtu duhet të shtojë punën për përmbushjen e standardeve mbyllëse në të gjithë kapitujt negociues.”Raporti bën thirrje për hartimin e një reforme të re zgjedhore adresuar zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të mbajtura më 11 maj.
Duke pasur parasysh këtë, Këshilli bën thirrje për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Liria e Medias është një pikë e rëndësishme, ku raporti thekson se duhet bërë më shumë.“Shqipëria të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e të drejtave themelore. Liria e medias dhe liria e shprehjes duhet të forcohen.
Po ashtu Këshilli mirëpret zbatimin e vazhdueshëm të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shqipëri, duke e konsideruar në rrugë të duhur, duke u krijuar qytetarëve përfitime të prekshme.”
