Tifo grupi i zjarrtë nga Tetova, Ballistët do ta përkrahin Kosovën me 26 mars në ndeshjen ndaj Maqedonisë.
Kosova dhe Maqedonia takohen me 26 mars në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, me ç’rast ‘Dardanëve’ i duhet ndihmë për t’i motivuar lojtarët e kombëtares tonë, shkruan GazetaBlic.
‘Dardanët’ kanë konfirmuar para pak çasteve se Ballistët do t’iu bashkohen atyre për ndeshjen ndaj Maqedonisë që do të luhet në Shkup.
“Tifo-grupi nga Tetova – Ballistët, i bashkohen Dardanëve për ndeshjën gjysëm-finale kundër maqedonëve.
Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit, të enjtën e 26 marsit.
Kosova në EURO2020”, shkruajnë ‘Dardanët’./GazetaBlic/