8 C
Tetovo
E premte, 12 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeNjë aeroplan i vogël rrëzohet në liqenin e Mavrovës, lëndohet një person

Një aeroplan i vogël rrëzohet në liqenin e Mavrovës, lëndohet një person

Një avion i vogël është rrëzuar në ujërat e Liqenit të Mavrovës pasditen e sotme. Avioni me katër ulëse ka qenë i drejtuar nga Dukagjin Maxhuka dhe bashkë-piloti Xhemail Pozhegu. Nuk dihen shkaqet se pse ka ardhur deri te rrëzimi, por ajo për të cilën raportojnë autoritetet është se të dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime të theksuara.

Në regjistrimin elektronik, avioni i rrëzuar rezulton në emër të Dukagjin Maxhukës. Lloji i avionit është “PIPER PA-28-160” i vitit 1961. Me certifikatën e fundit për fluturim është pajisur në maj të vitit 2021 me validitet deri në vitin 2028. Maxhuka sipas regjistrimit elektronik është shtetas i Amerikës, banues në Nju Xhersi.

Në rrjetet sociale Maxhuka ditë më parë ka publikuar fotografi nga një fluturim që ka realizuar mbi Tetovë. (FOTO fluturimi mbi Tetovë). /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments