0.4 C
Tetovo
E premte, 12 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeApartamentet luksoze të Gruevskit në Vodno rikthehen sërish në shitje, këtë herë...

Apartamentet luksoze të Gruevskit në Vodno rikthehen sërish në shitje, këtë herë me çmim të ulur

Apartamentet luksoze në Vodno, të cilat Prokuroria i paraqiti si pasuri të fshehur të ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe që u konfiskuan me vendimin gjyqësor për rastin “Parcelat në Vodno”, janë rikthyer për herë të dytë në shitje, pasi tentativa e parë dështoi.

Këtë herë, çmimi fillestar është ulur për 25% krahasuar me vlerësimin fillestar.

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar njoftoi se shitja do të zhvillohet me ankand publik elektronik, me çmim fillestar të bazuar në vlerësimin e Ministrisë së Drejtësisë, të ulur për një të katërtën, sipas ligjit për menaxhimin me pasurinë e konfiskuar.

Bëhet fjalë për tre apartamente në Vodno, me sipërfaqe të përgjithshme 750 metra katrorë. Vlera e tyre fillestare ishte 2.4 milionë euro, ndërsa tani çmimi ka rënë në 1.843.000 euro.

Detajet e apartamenteve:

Apartamenti i parë:
– 155 m² + 95 m² ballkon
– Fillimisht: 760.000 €
– Tani: 569.662 €
– I pajisur me jacuzzi

Apartamenti i dytë:
– 199 m² + 48 m² ballkon
– Fillimisht: 847.000 €
– Tani: 635.220 €

Apartamenti i tretë:
– 200 m² + 48 m² ballkon
– Fillimisht: 851.000 €
– Tani: 637.896 €

Ankandi elektronik do të mbahet më 23 dhjetor.

Gruevski, për rastin “Parcelat në Vodno”, fillimisht u dënua me 7 vite burg, ndërsa Gjykata e Apelit ia rriti dënimin në 9 vite. Përveç blerjes ilegale të parcelave, ai u shpall fajtor edhe për keqpërdorim të donacioneve të partisë.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 2006–2012, Gruevski, si lider partie, ka përvetësuar 1.3 milionë euro nga donacionet, të cilat më pas i përdorte për blerjen e tokave në Vodno.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments