www.telegrami.mk
“Safe City”,mbetet enigmë për qytetarët, disa automjete do të përjashtohen nga gjobat,cilat dhe a do të ketë transparencë? Qytetarët e kanë të qartë . Organet e rendit -policia,ndihmat e shpejta,zjarrëfiksit,inspektoratet e ndryshme ,ngutja e ndonjë mjeku për operacione urgjente ,ushtria,Qeveria ,Komuna pra tabelat e kuqe u vunë për programin e kamerave Safe City më lehtë të identifikohen shkelësit dhe të fshihen shkruajnë qytetarët në rrjete sociale.Po çka nëse mbetet e besueshme jo tranparente për x shkaqe në thojza sigurie shtetërore emrat e tabelave të veturave tjera që do të zihen ngushtë e në to figurojnë familjarët,akrabat,dashnorët ose dashnoret e pushtetarëve ,TË MOS DËNOHEN DHE PUBLIKOHEN, pra “HARAÇIN MODERN” ndaj kamerave SAFE CITY do e paguajnë vetëm qytetarët e rëndomtë dhe nuk heshtinn përshkrimet e qytetarëve në rrjete soociale dhe ka thirje që ti drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese me peticion për kushtetutshmërinë e ligjit të MPB…OD KOGO E …OD VMRO-DPMNE MALKU E… SI DO MBUSHET MBASE BUXHETI …www.telegrami.mk
Sistemi “Qytet i Sigurt”, i cili aktualisht është në fazë testimi para nisjes më 1 janar ose një muaj më vonë, për momentin nuk ka mundësi të fusë numra targash që do të përjashtoheshin nga gjenerimi i gjobave për kundërvajtje. Çdo automjet që do të regjistrohet duke shkelur ligjin dhe rregullat e trafikut merr njoftim për gjobë. Por kjo do të ndryshojë në të ardhmen, kur targat e automjeteve me përparësi kalimi – si ambulancat, zjarrfikëset dhe automjetet policore të futen në sistem, dhe për to nuk do të procesohen gjoba. Në sistem do të ekzistojnë prova se këto automjete kanë shkelur rregullat e trafikut.
Megjithatë, kjo hap pyetjen për mundësi abuzimi me këtë opsion, pra mundësinë që personat me qasje në sistem, me urdhër të dikujt ose me iniciativë personale, të fusin targa të automjeteve që nuk kanë përparësi kalimi, si ato të politikanëve, personave me ndikim apo të miqve të tyre.
Nga Ministria e Brendshme premtojnë se do të ketë mekanizma kontrolli.
Ndërkohë, një nga reagimet më të mëdha në rrjetet sociale për sistemin “Qytet i Sigurt” është mungesa e infrastrukturës së duhur të trafikut, veçanërisht e të ashtuquajturit “valë e gjelbër”. Kjo do të thotë që semaforët të jenë të koordinuar në mënyrë që drita e gjelbër të ndizet në mënyrë të njëpasnjëshme, duke krijuar një “valë” sinjalesh të gjelbra për automjetet që lëvizin me shpejtësinë e rekomanduar prej 40–50 km/h në zonat urbane.
