www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
BARSOLETA
“VMRO-DPMNE fiton edhe në Gjermani”
VMRO-DPMNE në kulmin e saj politik të viteve 2002-2017 dhe udhëheqëse e pushtetit qendror në QEVERI me Nikolla Gruevskin ,bie në vesh dhe prek sedrën e xhelozizë të shumë kryeministrave europian si mundet të del përherë fitues VMRO-DPMNE .Mer guximin Angela Merkel nga CDU partitë si motra PPE dhe i drejtohet Grujevskit …Ma dërgo një ekip fitues nga VMRO-DPMNE ,të më ndihmojë në zgjedhjet për BUNDESTAG …OK i thotë Grujevski dhe i dërgon ekipën.Të dielën mbrëma e mer Gruevskin në telefon Merkel dhe i thotë …Nikolla … vakia e zotit edhe në Gjermani e para në zgjedhje për BUNDESTAG na ka dal VMRO-DPMNE ,ndërsa e dyta unë me CDU ….www.telegrami.mk
==========================================
lajmi aktiv që qarkullon
https://zhurnal.mk/orban-vmro-u-be-nje-nga-forcat-politike-me-te-suksesshme-ne-evrope/
Dhe Orban nuk dallohet për ndonjë mençuri ,çfarë ka koka i thotë gjuha ,gjuha koc nuk ka ,të mos i mbetet hatri Nikolla grujevskit që e mba në HUNGARI shprehet Orbán: VMRO është ndër forcat politike më të suksesshme në Evropë.Përfaqësues të partive simotra të VMRO-DPMNE-së kanë dërguar urime për, siç thonë ata, arritjet e partisë gjatë dy viteve të fundit, duke theksuar fitoret në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán vlerëson se VMRO-DPMNE e ka vendosur Maqedoninë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe të sigurt.
“Uroj të gjithë anëtarët dhe aktivistët e VMRO-DPMNE-së për arritjet vërtet të pabesueshme që keni realizuar në dy vitet e fundit. Fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale. Po ashtu, e keni vendosur atdheun tuaj në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe të sigurt. Pas shumë vitesh në opozitë, VMRO tani është bërë njëra, ose ndoshta forca më e suksesshme politike në Evropë. Nuk ka rekomandim më të mirë se vetë suksesi. Ju falënderoj për mundësinë të bashkëpunoj me kryetarin tuaj Hristijan Mickoski dhe ju ftoj ta mbështesni më tej me besimin tuaj. Vazhdoni në rrugën e suksesit. Ju uroj shumë fat në detyrat qeveritare që ju presin. Zoti i bekoftë patriotët maqedonas”, tha Orbán.
Günther Krichbaum, deputet i Bundestagut nga CDU dhe ministër shteti për Evropën, theksoi se e ardhmja e Maqedonisë është në Evropë.
“Urime, sepse nuk është e zakonshme që një parti të festojë një sukses kaq të jashtëzakonshëm. Kur kthehem pas, mendoj se ky sukses ka një shpjegim: ju jeni pranë njerëzve, pranë qytetarëve, e dini çfarë mendojnë dhe çfarë u duhet për të ardhmen”, tha Krichbaum.
