5.4 C
Tetovo
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKQZ nuk regjistroi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ambasada e...

KQZ nuk regjistroi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ambasada e SHBA e ashpër me Vetëvendosjen: Dritëshkurtër e përçarëse

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar me forcë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.Veçanërisht e ashpër në reagimin e saj ka qenë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila shkroi në Facebook se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe “janë dritëshkurtra dhe përçarëse”.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet në postim. Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë reagoi dhe ajo me një mesazh të fortë, ku nënvizon se “politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës”.Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha po ashtu se ndihet “i shqetësuar” për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të mos e lejuar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. “Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si një demokraci shumetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë”, shkroi Hargreaves në Facebook.

Gjatë një mbledhjeje të martën pasdite, anëtarët e KQZ-së nuk e certifikuan Listën Serbe, e cila është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe, njëkohësisht, është e vetmja që e gëzon mbështetjen e Beogradit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments