4.7 C
Tetovo
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAsnjë institucion i lartë arsimor plotësisht i hapur në RMV, Universiteti i...

Asnjë institucion i lartë arsimor plotësisht i hapur në RMV, Universiteti i Tetovës më jotransparenti

Shumica e universiteteve nuk i publikojnë dokumentet që me ligj duhet të jenë të qasshme. Asnjë universitet nuk rezultoi plotësisht transparent, tregon Indeksi i Transparencës së universiteteve publike në Maqedoninë e Veriut, tregon hulumtimi i Forumit për Ndryshime në Arsim (FNA), transmeton Portalb.mk.

Si universitete më transparente në Republikën e Maqedonisë së Veriut veçohen Universiteti i Europës Juglindore, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup dhe Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip. Këto universitete janë vlerësuar lart për shkak të organizimit dhe paraqitjes së mirë të informacioneve në faqet e tyre të internetit. Veçanërisht në rastin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, i cili së fundmi ka një faqe të re interneti që ofron qartësi dhe transparencë më të madhe të informacioneve. Në rastin e Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip dhe Universitetit të Europës Juglindore, është niveli i lartë i digjitalizimit të tyre që lejon azhurnimin në kohë të të dhënave dhe publikimin e tyre në një format të përshtatshëm. Po këto universitete kthyen përgjigje ndaj kërkesës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, e cila u dërgua brenda afatit ligjor.

Universiteti me më pak pikë sa i përket indeksit të transparencës është Universiteti i Tetovës. Përgjithësisht, ky universitet ka publikuar minimum informacione, që do të ishin të nevojshme për funksionimin e tij normal. Është fjala për publikimin e konkurseve vjetore për regjistrimin e studentëve të rinj. Sa u takon kategorive të tjera, veçanërisht në fushën e punës financiare, universiteti nuk ka publikuar asnjë informacion, megjithëse në faqen e internetit ka seksione të veçanta ku ato duhet të publikohen.niversitetet më rrallë i publikojnë dhe i azhurnojnë publikimet e tyre

Sipas statuteve të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, universitetet i publikojnë shpalljet publike përmes të cilave zyrtarizohen vendimet. Zakonisht kanë dy lloje botimesh – informatorin universitar dhe buletinin universitar. Si dokumente zyrtare të një universiteti, ato duhet të jenë të disponueshme publikisht në mënyrë që të jenë më lehtë të arritshme për palët e interesuara në kuadër të universitetit, por edhe të arritshme për të gjithë publikun. E njëjta situatë vlen edhe për procesverbalet e senatit dhe të administratës së rektoratit.

Puna financiare e universiteteve nuk përditësohet rregullisht dhe publikohet në një formë të paaksesueshme. Si institucione që financohen nga buxheti i Maqedonisë së Veriut, ato kanë detyrimin të japin llogari dhe të jenë të përgjegjshme për shpenzimin e parave që marrin prej buxhetit. Sa u përket dokumenteve të publikuara financiare, universitetet dhe fakultetet i publikojnë ato në masë të ndryshme. Kështu, te disa fakultete mungon plani dhe buxheti vjetor për prokurime publike.

Shumica e fakulteteve i kanë të publikuara llogaritë e tyre vjetore, dhe ato që publikojnë informacione mbi prokurimet publike, e kanë bërë këtë duke integruar një dritare direkte nga sistemi elektronik i prokurimeve publike. Në rastet kur këto dokumente janë publikuar, ato janë të bashkangjitura në format PDF, që është skanim i ndonjë dokumenti zyrtar. Ky format, megjithëse respekton parimin e oficialitetit, është i paaksesueshëm. Për këtë arsye, është e nevojshme të gjendet një mekanizëm për publikimin e informacioneve në një format tjetër më të përshtatshëm.

Një numër i madh fakultetesh nuk kanë publikuar informacione rreth asamblesë studentore të fakultetit dhe zëvendës-avokatit studentor. Organet përfaqësuese të studentëve janë parashikuar në formën e asambleve studentore të fakulteteve (ASF) sipas Ligjit për Arsimin e Lartë dhe të avokatit studentor si institucion. Kështu, 7 nga 24 fakultete në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, 6 nga 11 fakultete në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, 14 nga 15 fakultete në Universitetin “Goce Dellçev”, nuk kanë publikuar informacione rreth ASF-ve dhe zëvendës-avokatit studentor.

Kujtojmë se në gusht, Forumi për Ndryshim Arsimor informoi për projektet-hulumtuese që Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte zgjedhur të i financojë. Prej gjithsej 40 projekteve, nga FNA thanë se 29 i janë ndarë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” ndërsa prej 3 universiteteve shqiptare, vetëm 1 projekt i është ndarë Universitetit të Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments