4.7 C
Tetovo
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeLSDM: Qeveria ia dha tenderin 9 milionësh ish të punësuarit të DSK-së

LSDM: Qeveria ia dha tenderin 9 milionësh ish të punësuarit të DSK-së

Partia opozitare maqedonase LSDM, ka vazhduar me shpalosjen e siç thonë , “skandalet për krimin e qeverisë së Mickoskit”

Në një konferencë për media , zëdhënësja e kësaj partie , Bogdanka Kuzevska, akuzoi se pushteti vazhdon me, siç tha ajo, “skema kriminale për tenderët”. Ajo theksoi se i punsuari i dytë në kompaninë që ka fituar tenderë prej gati 9 milionë euro brenda vetëm gjashtë muajve është Gligor Pocev.

Kuzevska tha se Pocev ka qenë dëshmitar në rastin “Target–Fortesa” për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim masiv, si punonjës i atëhershëm i DSK-së në periudhën e Sasho Mijallkovit. Ajo theksoi se pikërisht kompania ku ai punon tani ka nënshkruar marrëveshje kornizë me Qeverinë për licenca softuerike për platformë virtuale.

BOGDANKA KUZEVSKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Si është e mundur që persona që kanë qenë pjesë e strukturave të inteligjencës, të lidhur me proceset për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, sot sërish të jenë në lojë për tenderë milionësh për software?  Zgjedhja e të njëjtave kuadro nga ajo periudhë nuk mund të jetë rastësi”.

Ajo vlerësoi se skandali me tenderët prej 9 milionë eurosh, të dhënë një kompanie me vetëm dy të punsuar dhe e  formuar para një viti, tregon se tek Mickoski po zbatohen “të njëjtat metoda” si në kohën e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

BOGDANKA KUZEVSKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Metodat janë të njëjta – tenderë milionësh për kompani me histori të dyshimtë, qëllimi është pasurimi i partisë dhe individëve  në krye të pushtetit”.

LSDM kërkoi që institucionet të zhvillojnë hetim dhe të përcaktojnë përgjegjësi, duke theksuar se këto vepra nuk vjetrohen dhe se, siç tha ajo, përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq,  theksoi se kompania  “Digital One”, e formuar në fund të gushtit të vitit të kaluar, me vetëm dy të punsuar , brenda një viti ka marrë tenderë me vlerë gati nëntë milionë euro, siç tha, para të qytetarëve, duke shtuar se  të gjithë këta tenderë kanë qenë nga institucione qeveritare dhe shtetërore në periudhën nga maji 2025 deri sot.Shenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments