2.9 C
Tetovo
E enjte, 27 Nëntor, 2025
BallinaLajmeA do të shtrenjtohet rryma nga janari? EMV ofroi 65 euro për...

A do të shtrenjtohet rryma nga janari? EMV ofroi 65 euro për megavat/orë, deri tani ishte 62 euro

Qytetarët nga janari mund të paguajnë rreth 5% më shtrenjtë energji elektrike. EMV në tenderin e Furnizuesit Universal „EVN Home“ ofroi çmim prej 65 euro për megavat-orë për të mbuluar 100% të sasive të planifikuara të energjisë elektrike për familjet dhe konsumatorët e vegjël për gjithë vitin 2026, përcjell TV21. Çmimi i ri i rrymës kryesisht varet nga çmimi që ofrojnë centralet shtetërore në tender, për Furnizuesin Universal „EVN Home“.

Më parë, EMV energjinë për familjet dhe konsumatorët e vegjël e shiste për 62 euro për megavat. Nga EVN Home njoftuan se kanë marrë vetëm një ofertë me çmim që është 4,84% më i lartë se ai i tenderit të mëparshëm. Deri në fund të këtij muaji, Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet të marrë vendim për çmimin e ri për transmetim dhe shpërndarje. Por, këtu me shumë gjasa nuk do të ketë ndryshime./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments