4.2 C
Tetovo
E enjte, 27 Nëntor, 2025
BallinaLajmeRekord në tregun e banesave: 3.070 euro për metër katror në Qendër...

Rekord në tregun e banesave: 3.070 euro për metër katror në Qendër – Shkup

Çmimi më i lartë i tregtuar i një prone të paluajtshme në Shkup gjatë tremujorit të tretë ka arritur në 3.070 euro për metër katror, zbuloi drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Ivan Zhivkovski, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Biznis21” në TV21. Rekordi është arritur për një banesë në ndërtim të ri, e blerë drejtpërdrejt nga investitori, në Komunën Qendër.

Zhivkovski sqaroi se kjo vlen vetëm për banesat e reja në pjesën qendrore të qytetit, ku kërkesa tradicionalisht është më e lartë. Megjithatë, çmimi mesatar në Qendër është dukshëm më i ulët – rreth 1.600 euro për metër katror. Në këtë ndikojnë edhe shitblerjet e banesave më të vjetra, përfshirë ato të ndërtuara para tërmetit, të cilat shpesh nuk kanë ashensor dhe kërkojnë investime shtesë

Statistikat gjithashtu preken nga transaksionet ku çmimi është përcaktuar me paraprakë të nënshkruar disa vite më parë, në fazë të hershme të ndërtimit.

“Nëse sot nënshkruhet kontrata kryesore, ndërsa parapraka ka qenë nënshkruar para tre-katër vitesh, qytetarët atëherë kanë paguar shumë më pak, sepse rritja e tregut ende nuk kishte filluar,” theksoi Zhivkovski.

Sipas të dhënave të Kadastrës, pikërisht ndërtimet e reja vazhdojnë ta çojnë çmimin lart, ndërsa banesat e vjetra e ulin vlerën mesatare në Qendër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments