7.1 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
BallinaLajme‘Era rrezikshme’, problem për pilotët dhe Aeroportin e Shkupit

‘Era rrezikshme’, problem për pilotët dhe Aeroportin e Shkupit

Për shkak të ” Wind shear – Erës së Prerë”, aeroplanët kanë vështirësi të gjejnë një moment të përshtatshëm për aterim – uljen e aeroplanëve në pistë
Të paktën dy fluturime mbrëmë nuk arritën të krijonin qasje të qëndrueshme për ulje në pistën e Aeroportit të Shkupit, prandaj u deshtë të orientohen drejtë Aeroportit të Prishtinës, ndërsa sot në mëngjes, njëri nga Larnaka dhe tjetri prej Stambolli, u deshtë disa herë të sillen rreth e rrotull mbi Aeroportin e Shkupit, derisa gjetën momentin e përshtatshëm për tu ulur në pistën të aeroportit.
Trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u përball me ndërprerje serioze mbrëmë, pasi u vu re një fenomen meteorologjik i rrezikshëm i njohur si “erë e prerë” – një ndryshim i papritur i shpejtësisë dhe drejtimit të erës, i cili përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për uljen e sigurt të aeroplanëve.
Sipas informacioneve fillestare, të paktën dy fluturime, një nga Stambolli dhe një nga Venecia, nuk arritën të krijonin qasje të qëndrueshme në pistën në Shkup. Për shkak të rrezikut të një uljeje të pasigurt, të dy aeroplanët u detyruan të devijonin në aeroportin e Pristinë.
Situata ishte veçanërisht dramatike me fluturimin nga Venecia, i cili bëri rreth e rrotull mbi Shkup për më shumë se një orë, duke u përpjekur të gjente një dritare të përshtatshme uljeje. Megjithatë, për shkak të pranisë së vazhdueshme të “erës së prerë” dhe ajrit të paqëndrueshëm mbi pistën, ekuipazhi vendosi të devijojë drejtimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments