4.8 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaLajmeDPB e Kërçovës ngrit padi penale kundër ish-kryetarit të bashkisë Fatmir Deari,...

DPB e Kërçovës ngrit padi penale kundër ish-kryetarit të bashkisë Fatmir Deari, ka vepruar në kundërshtim me ligjin për zjarrfikësit

Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kërçovës ngriti kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Sërbicë e Kërçovës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Kryerje e pakujdesshme e detyrës zyrtare” sipas nenit 353 të Kodit Penal.Ai, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës, ka vepruar me neglizhencë në ushtrimin e kompetencave të tij ligjore të dhëna nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe në kundërshtim me Ligjin për Zjarrfikje.

– I pandehuri, që nga viti 2016, çdo vit ka lidhur kontrata pune me individë të caktuar në Njësinë Territoriale të Zjarrfikjes së Kërçovës dhe pas skadimit të një viti nga punësimi i tyre, nuk ka kryer mbikëqyrjen e duhur, nuk ka ndërprerë kontratat e tyre të punës dhe nuk ka lejuar që ata të mos pajisen me një certifikatë përkatëse kualifikimi si zjarrfikës, të lëshuar nga një autoritet shtetëror kompetent, njoftoi së fundmi për publikun dhe mediat zëdhënësi i SVR Ohrid, Stefan Dimoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments