4.8 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaLajmeDepartamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë MPB-së, më 25 nëntor,...

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë MPB-së, më 25 nëntor, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, ka realizuar një aksion të mëngjesit me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

Shënjestër janë persona zyrtarë të autorizuar nga Agjencia për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Agro-Bursa, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe një person i licencuar vlerësues, të gjithë të dyshuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” në periudhën 2021–2022.

Sipas informacioneve të para, hetimi fokusohet në heqjen nga evidenca të rezervave shtetërore të mallrave: 1.500.000 kilogramë grurë dhe 500.000 kilogramë elb. Me moskryerjen e detyrave zyrtare dhe me nënshkrimin e dokumenteve, të dyshuarit kinse kanë mundësuar që kjo sasi drithi të fshihet nga rezervat, me ç’rast buxhetit i është shkaktuar dëm i vlerësuar në rreth 780.000 euro.

Në aksion janë ndaluar 5 persona në nivele të ndryshme përgjegjësie në Agjencinë për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Agro-Bursën si institucione qeveritare. Emrat e të ndaluarëve janë: Nimetula Ramadani dhe Toni Kanturski, ndërsa Resi Abdurahmani është treguar si ish-drejtor.

Në listë është edhe ish-zëvendësministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski, si dhe eksperti i licencuar Mille Peshevski nga Byroja për Vlerësim në fushën e bujqësisë, përcjellin mediat maqedonase.

Të gjithë ngarkohen për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare sipas nenit 353 të Kodit Penal, ndërsa për Dimkovskin dhe Peshevskin theksohet formë më e rëndë e veprës sipas paragrafit 4.

Hetuesit dyshojnë se me mosveprim të qëllimshëm dhe me nënshkrimin e vendimeve, të dyshuarit e kanë anashkaluar interesin publik, të cilin duhet ta mbrojnë rezervat shtetërore të mallrave – veçanërisht në kohë të krizave globale me ushqimin dhe çmimeve të luhatshme të drithërave.

Në vend që të jenë rrjet sigurie për qytetarët në kohë krize, një pjesë e rezervave, sipas dyshimeve, është fshirë nga evidenca në kurriz të buxhetit, pa mbulim të duhur në gjendjen reale të magazinave.

Prokuroria Publike Shkup paralajmëron se bastisjet e sotme janë të drejtuara kah mbledhja e dokumentacionit dhe provave të tjera që do të përdoren në procedurën e mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments