Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes delegacionit shqiptar dhe autoriteteve vendase.
Kryeministri Rama shkruan në Facebook se në qendër të bisedimeve ka qenë thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe diskutimi mbi projekte strategjike me rëndësi të veçantë për Shqipërinë.
” Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë. ” Vizita konsiderohet një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit me Katarin, një nga partnerët kryesorë të rajonit në zhvillim dhe investime strategjike.
