7.7 C
Tetovo
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMickoski viziton Shqipërinë, hap zyrën e VMRO-DPMNE-së — në qendër të vëmendjes...

Mickoski viziton Shqipërinë, hap zyrën e VMRO-DPMNE-së — në qendër të vëmendjes edhe Temelko

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, kryeministri Hristijan Mickoski mori pjesë në hapjen e zyrës së shoqatës maqedonase “VMRO-DPMNE Shqipëri“, e cila ka për qëllim të konsolidojë organizimin e komunitetit maqedonas.

Mickoski, u prit sipas zakoneve të traditës, por edhe me pllakë falënderimi për mbështetjen e komunitetit maqedonas, ka deklaruar para të pranishmëve që shteti maqedonas do të jetë shtyllë e maqedonasve kudo që të jenë në botë, ndërsa krahëhapur i pret që të vijnë në shtëpi dhe të jenë bashkë me maqedonasit e Maqedonisë. Duke vënë në theks faktin që Shqipëria mundëson formimin e shoqatave të maqedonasve për ruajtjen e kulturës, identitetit, gjuhës dhe traditës maqedonase, Mickoski ka deklaruar që kjo ende nuk epo tolerohet në Bullgari, megjithatë ka premtuar se do të arrijnë tek ai qëllim.

Në mesin e dhjetëra pjesëmarrësve, vëmendje mori prezenca e Edmond Temelkos, një figurë politike e njohur e komunitetit maqedonas në Shqipëri, që ka udhëhequr Komunën e Pustecit për 3 mandate, respektivisht në vitet 2007-2019. Emri i tij u kryqëzua në vend për shkak të përfshirjes së aferës me letërnjoftimet e falsifikuara, me qëllim të manipulimit zgjedhor në vitet 2011-2014, derisa me vendin udhëhiqte kryeministri Nikolla Gruevski.

Madje, Temelko ishte njëri prej të akuzuarve në lëndën e parë që hapi ish Prokuroria Speciale në vitin 2016, me emrin “Titanik”, nën dyshimin se ka organizuar persona nga Komuna e Pustecit për të votuar në Maqedoni në këmbim të parave. Për këtë rast, një periudhë ishte në paraburgim. Megjithatë, përgjegjësia penale për këtë lëndë ku ishin të përfshirë edhe funksionarë të lartë nga ekipi i Gruevskit përfundoi në vitin 2021, pasi u vjetërsua lënda.

Çështja e maqedonasve në Shqipëri, ka rritur interesin e Shkupit zyrtar, sidomos pas rezultateve të censusit të vitit 2024, ku numri i tyre ishte më i vogël në raport me komunitetin bullgar. Respektivisht sipas regjistrimit, 2.281 shtetas të Shqipërisë janë deklaruar se janë maqedonas, ndërsa 7.957 bullgarë. Dyshimet e autoriteteve të vendit janë se Bullgaria po tenton t’i asimilojë maqedonasit e Shqipërisë duke u dhënë pasaporta bullgare, meqë në regjistrimet e mëparshme nuk ka pasur të regjistruar asnjë bullgar./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments