9.6 C
Tetovo
E martë, 18 Nëntor, 2025
BallinaLajmeClark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ish-komandant suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka deklaruar se UÇK-ja nuk ishte përgjegjëse për spastrim etnik të serbëve në Kosovë.

Clark u pyet për një deklaratë të tij në gazetën “Shekulli” në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova që UÇK-ja të ishte prapa dëbimit të rreth 170,000 serbëve nga Kosova.“Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”. 

Ai gjithashtu e përshkroi dhunën e verës dhe vjeshtës së vitit 1999 si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.

Prokurori i çështjes, Halling, e pyeti Clark për deklarimet e tij para Senatit amerikan në vitet 1999–2000 lidhur me vendosjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s dhe shqetësimet për një rikthim të mundshëm të forcave serbe në Kosovë. 

Clark tha se si gjeneral, detyra e tij ishte të vlerësonte rreziqet dhe rrethanat e kohës, por nuk kishte menduar se Serbia do të kthehej në Kosovë. 

Ai sqaroi se nuk pati marrëveshje për situatën deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008.

Tashmë seanca po vazhdon e mbyllur për publikun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments