Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se situata është e rrezikshme dhe se Evropa është në prag të luftës.Qytetarët e Evropës duhet të ngrenë zërin e tyre, përndryshe udhëheqësit evropianë do të shkojnë në luftë, tha Orbán, duke shtuar se ai sheh “të njëjtat shenja si para Luftës së Parë Botërore”, raportoi MTI.
Qëndrimi i qeverisë hungareze nuk formohet nga interesat e të tjerëve, tha Orbán, duke shtuar se ajo udhëhiqet nga interesat e Hungarisë dhe do të promovojë vetëm ato interesa, edhe nëse ato nuk përkojnë me interesat e të tjerëve.
