8.5 C
Tetovo
E martë, 11 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMickoski për largimin e dy firmave të huaja nga vendi / Disa...

Mickoski për largimin e dy firmave të huaja nga vendi / Disa kompani do të hapen, disa do të mbyllen, nuk është fundi i botës .

“Veç kemi disa kompani që janë në proces përfundimi të negociatave, dhe pres që deri në fund të vitit katër ose pesë prej këtyre kompanive tashmë të nënshkruajnë marrëveshje me Qeverinë dhe të krijohen më shumë se 1,000 vende të reja pune. Pra, absolutisht këto gjëra do të ndodhin,” deklaroi kryeministri, duke komentuar njoftimin për largimin e kompanive amerikane “Aptiv” dhe “Dura” nga tregu maqedonas.

“Do të ketë kompani, si vendase ashtu edhe të huaja, që do të hapen, dhe do të ketë kompani që do të mbyllen, dhe kjo nuk duhet të shihet si fundi i botës,” tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar njoftimin se dy kompani amerikane që operojnë në zonën TIRZ “Bunarçik” në Shkup, po përgatiten të largohen nga tregu maqedonas.

“Ne si Qeveri po përpiqemi dhe kemi sukses në tërheqjen e sa më shumë kompanive të jetë e mundur. Veç kemi disa kompani që janë në proces përfundimi të negociatave. Pres që deri në fund të vitit katër ose pesë prej këtyre kompanive të nënshkruajnë marrëveshje me Qeverinë dhe të krijohen mbi 1,000 vende të reja pune si rezultat i kësaj. Pra, absolutisht këto gjëra do të ndodhin,” deklaroi Mickoski pas vizitës së sotme në fabrikën KOSTAL Maqedoni në TIRZ Ohër.

Kompani amerikane “Aptiv” dhe “Dura”, të cilat disa vite aktivisht operojnë në zonën TIRZ “Bunarçik” në Shkup, po përgatiten të largohen nga tregu maqedonas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments