10.4 C
Tetovo
E hënë, 10 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMPB: Qytetarët të mos hapin mesazhet e rreme në emër të drejtorit...

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhet e rreme në emër të drejtorit të BSB-së

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se disa qytetarë kanë marrë mesazhe të rreme nga persona që paraqiten rrejshëm në emër të Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSB), lidhur me një hetim të pretenduar. 

Në këto mesazhe thuhet se qytetari duhet të paraqitet brenda 24 orëve në një stacion policor ose të dërgojë përgjigje përmes e-mail-it, pasi ai/ajo dyshohet për një seri veprash penale, si pornografia me të mitur, pedofilia dhe trafikimi i drogës.

“MPB njofton qytetarët se këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga BSB-ja. Ky është një përpjekje klasike mashtrimi me qëllim për të marrë të dhënat personale të qytetarëve dhe për t’i përdorur më tej në mënyrë të paligjshme. Ftesat për procedura hetimore nga MPB nuk dërgohen përmes e-mail-i”, theksohet në njoftim.

Ministria apelon që qytetarët të mos hapin këto mesazhe, të mos kontaktojnë dërguesin dhe të mos ndajnë kurrsesi të dhënat personale që kërkojnë mashtruesit.

“Gjithashtu, apelojmë që të mos hapen lidhjet ose skedarët e bashkangjitur në çdo e-mail nga dërgues të panjohur, për të mbrojtur sistemin tuaj kompjuterik nga softueri i dëmshëm.”, përfundon njoftimi i MPB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments