12.3 C
Tetovo
E hënë, 10 Nëntor, 2025
BallinaLajmeKONKLUZAT E MIRATUARA ME DATË 08.11.2025 NË MBLEDHJEN E KUVENDIT QENDROR TË...

KONKLUZAT E MIRATUARA ME DATË 08.11.2025 NË MBLEDHJEN E KUVENDIT QENDROR TË PDSH

  1. Kuvendi Qendror konstaton se zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në
    Maqedoninë e Veriut e kanë konfirmuar tërësisht qëndrimin e partisë sonë lidhur
    me degradimin e procesit politik dhe kapjen e hapësirës shqiptare nga struktura të
    kontrolluara politikisht nga faktori maqedonas. Refuzimi i pjesëmarrjes në
    zgjedhjet lokale nga ana e partisë sonë u dëshmua si vendim politik i drejtë dhe
    parimor, pasi procesi zgjedhor nuk ofroi kushte të barabarta dhe as garanci për
    përfaqësim të lirë të vullnetit qytetar. Ky vendim reflektoi përgjegjësinë politike të
    PDSH-së për të mbrojtur dinjitetin dhe vullnetin e qytetarit shqiptar si bazë të
    legjitimitetit të vërtetë demokratik.
  2. Kuvendi Qendror shpreh shqetësim të thellë për pazaret politike të dëmshme që
    u zhvilluan ndërmjet subjekteve të ndryshme, të cilat jo vetëm që nuk e forcuan
    përfaqësimin politik të shqiptarëve, por përkundrazi e fragmentuan dhe e
    nënshtruan edhe më shumë atë ndaj interesave të faktorit maqedonas. Këto
    zhvillime treguan një devalvim ekstrem të politikës shqiptare, ku interesat e
    ngushta partiake dhe personale janë vënë mbi interesin kombëtar e qytetar.
  3. Kuvendi Qendror vëren me shqetësim se pala maqedonase, përmes
    mekanizmave të pushtetit politik dhe ekonomik, ka arritur të ushtrojë ndikim të
    drejtpërdrejtë mbi organizimin e subjekteve politike shqiptare, duke krijuar varësi
    dhe duke minuar sovranitetin politik të faktorit shqiptar. Ky fenomen paraqet rrezik
    serioz afatgjatë për autonominë politike të shqiptarëve dhe kërkon reagim të
    koordinuar dhe të vendosur nga Partia Demokratike Shqiptare.

KONKLUZAT E MIRATUARA ME DATË 08.11.2025 NË MBLEDHJEN E KUVENDIT QENDROR TË PDSH

2/4

  1. Kuvendi Qendror konstaton se koalicionet e krijuara në mënyrë joparimore, pa
    platformë të qartë politike dhe pa bazë programore, kanë rezultuar në konfrontime
    të brendshme, përçarje dhe mosbesim në elektorat. Partneritetet politike të
    bazuara në interesa momentale kanë dëmtuar rëndë kredibilitetin e përfaqësimit
    shqiptar dhe kanë zhgënjyer qytetarët.
  2. Kuvendi Qendror vlerëson se nga viti 2001 e këtej, shqiptarët në Maqedoninë e
    Veriut kanë pësuar dëme të mëdha politike, ekonomike e shoqërore, si pasojë e
    mënyrës së keqe të qeverisjes dhe përfaqësimit politik nga partitë politike që dolën
    pas asaj periudhe. Për më shumë se dy dekada, në vend që të realizoheshin qëllimet
    e barazisë reale dhe fuqizimit politik të shqiptarëve, është krijuar një sistem
    klientelist, i bazuar në korrupsion, nepotizëm dhe kontroll të strukturave
    shtetërore e zgjedhore. BDI-ja, si forca kryesore e pushtetit shqiptar gjatë kësaj
    periudhe, mban përgjegjësinë kryesore për shkatërrimin e organizimit të mirëfilltë
    politik të shqiptarëve, përmes: kompromiseve të pafundme politike e elektorale në
    dëm të interesave kombëtare; pazarëve të brendshëm për pushtet, që kanë shuar
    garën e shëndetshme politike; dhe korruptimit të proceseve elektorale, që kanë
    deformuar vullnetin qytetar dhe kanë shkatërruar besimin publik në procesin
    demokratik. Këto politika kanë prodhuar një shkërmoqje të organizimit politik
    shqiptar, dobësuar përfaqësimin institucional dhe krijuar një gjendje pasiviteti e
    zhgënjimi në elektorat.
  3. Kuvendi Qendror vlerëson se humbja e thellë e BDI-së në zgjedhjet e fundit
    përbën një çmim të vonuar, por politikisht të domosdoshëm, që reflekton fundin e
    një epoke të abuzimit politik dhe mungesës së përgjegjësisë ndaj qytetarëve
    shqiptarë. Kjo humbje duhet të kuptohet si sinjal për ndryshim dhe rilindje të
    politikës shqiptare, për t’u rikthyer te parimet, moraliteti dhe përgjegjësia kolektive
    ndaj kombit. Kuvendi Qendror e sheh këtë moment si mundësi historike për
    riorientim politik, për ndërtimin e një platforme të re përfaqësimi të pastër, të
    pavarur dhe të qëndrueshme.

KONKLUZAT E MIRATUARA ME DATË 08.11.2025 NË MBLEDHJEN E KUVENDIT QENDROR TË PDSH

3/4

  1. Kuvendi Qendror vendos fillimin e procesit të riorganizimit të përgjithshëm të
    strukturave të partisë, në të gjitha nivelet: qendror dhe lokal. Ky proces do të
    synojë: forcimin e strukturës organizative dhe disiplinës partiake; përfshirjen e
    kuadrove të reja dhe të rinjve me integritet e përgatitje profesionale; rritjen e
    transparencës dhe komunikimit të brendshëm; dhe hartimin e një platforme të re
    politike që reflekton realitetet aktuale dhe nevojat e popullit shqiptar, duke u
    bazuar në platformën politike të vitit 1993 si dhe “Marrëveshja e re” e vitit 2009.
  2. Kuvendi Qendror riafirmon përkushtimin e partisë ndaj parimeve të politikës
    kombëtare, demokratike dhe integruese, duke vendosur si prioritet: rikthimin e
    besimit të qytetarëve në politikën shqiptare; mbrojtjen e interesave kombëtare
    dhe barazisë reale të shqiptarëve në sistem me të gjithë ata që nuk janë nënshtruar
    dhe që janë jashtë varësisë nga strukturat maqedonase.
  3. Kuvendi Qendror vlerëson se PDSH-ja, në këtë fazë të re politike, mbetet opozita
    e vërtetë në skenën shqiptare të Maqedonisë së Veriut — forca e vetme që nuk ka
    devijuar nga parimet, që ka ruajtur pavarësinë politike dhe që vazhdon të
    përfaqësojë interesin e pastër të shqiptarëve, të pa lidhur me qendra të huaja
    pushteti apo interesa të ngushta të momentit. PDSH-ja e sheh opozitarizmin jo si
    qëllim formal, por si detyrim kombëtar dhe moral për të rikthyer llogaridhënien,
    barazinë dhe dinjitetin politik të shqiptarëve në institucionet e shtetit dhe për të
    qenë përfaqësuese e vullnetit të qytetarit shqiptar.
  4. Kuvendi Qendror thekson se PDSH-ja mbetet partner serioz dhe i besueshëm i
    faktorit ndërkombëtar demokratik, me të cilin ndan vlerat e demokracisë, barazisë
    dhe sundimit të ligjit. PDSH-ja vlerëson rolin e rëndësishëm të faktorit
    ndërkombëtar në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në mbështetjen e
    proceseve reformuese në vend, por njëkohësisht nënvizon nevojën që ky
    bashkëpunim të orientohet drejt forcimit të demokracisë reale dhe përfaqësimit të
    vërtetë të qytetarëve shqiptarë, e jo drejt ruajtjes së status quo-së politike.
    Stabiliteti i qëndrueshëm i shtetit mund të garantohet vetëm mbi barazinë e
    vërtetë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, përmes funksionimit të drejtë të
    institucioneve dhe respektimit të standardeve demokratike.

KONKLUZAT E MIRATUARA ME DATË 08.11.2025 NË MBLEDHJEN E KUVENDIT QENDROR TË PDSH

4/4

  1. Kuvendi Qendror e sheh riorganizimin e partisë si një proces të domosdoshëm
    për modernizim politik, për hapje ndaj profesionistëve, intelektualëve dhe të rinjve
    që e ndjejnë politikën si mision shërbimi publik, e jo si mjet përfitimi personal. Ky
    riorganizim do të ndërtohet mbi bazat e meritokracisë, përfaqësimit të drejtë gjinor
    dhe përfshirjes së mërgatës, e cila mbetet kapital kombëtar i pashfrytëzuar.
  2. Kuvendi Qendror dërgon mesazh të qartë për qytetarët shqiptarë në
    Maqedoninë e Veriut dhe kudo: se PDSH-ja është dhe do të mbetet zëri i tyre i
    pandikuar, që mbron dinjitetin dhe identitetin e shqiptarëve. PDSH-ja nuk do të
    pranojë asnjëherë të jetë pjesë e ndonjë loje politike të kontrolluar e të manipuluar,
    por do të udhëheqë procesin e ndërtimit të një politike të pastër, të drejtë dhe me
    vlera kombëtare.
  3. Kuvendi Qendror miraton këto konkluza si udhërrëfyes politik e organizativ dhe
    ngarkon Kryesinë e Partisë të hartojë planin e veprimit për riorganizimin, me afate
    të qarta dhe përgjegjësi konkrete, dhe për këtë qëllim zgjodhi Trupin Koordinues
    me mandat nga Kuvendi qendrorë me këtë përbërje:
  • Besnik Memeti
  • Imer Aliu
  • Zija Jonuzi
  • Fatmire Isaki
  • Fejzi Xhelili
  • Nexhmedin Koxha
  • Visar Palloshi

Kuvendi riafirmon se Partia Demokratike Shqiptare mbetet forca më e
qëndrueshme, e pavarur dhe e vërtetë politike shqiptare në vend, e vendosur për
të rifilluar me energji të reja betejën për dinjitetin politik të shqiptarëve.

Tetovë, 08.11.2025 Kuvendi Qendror i PDSH-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments