9.1 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
BallinaLajmeReformat në BDI, VLEN dyshon : Procesi nis e mbaron me Blerim...

Reformat në BDI, VLEN dyshon : Procesi nis e mbaron me Blerim Bexhetin

Koalicioni VLEN dyshon në reformimin e BDI-së, edhe pas deklarimeve të kësaj partie se do të bëjnë analiza dhe si rrjedhojë do të vijnë ndryshimet brenda radhëve të tyre. Sipas VLEN-it, nëse BDI ndryshimin e nis dhe e mbaron me Blerim Bexhetin atëherë e ka konfirmuar fundin politik. Kjo, sipas tyre, flet për mungesën e njerëzve brenda BDI-së që do të mund ta shpëtonin partinë nga rënia.

“Madje tani hezitojnë ta përdorin edhe fjalën “reformë” dhe e zëvendësojnë me formulën “t’u japim hapësirë gjeneratave të reja”. Por, si e fillojnë këtë? Duke shpallur si shenjë ndryshimi që Blerim Bexheti nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar! Kjo është “reforma” që premton BDI t’i lëvizë karriget, por jo njerëzit që për dy dekada u bënë sinonim i arrogancës dhe abuzimit. Nëse për ta “ndryshimi” fillon dhe mbaron me Blerim Bexhetin, atëherë BDI e ka vulosur vetë fundin e vet politik.”, thonë nga koalicioni VLEN.

Integristët drejt organizimit të kongresit

Detyrën e Blerim Bexhetit si koordinator i grupit parlamentar në Kuvend e merr deputetja Rina Ajdari. Arbana Pasholli u tërhoq nga detyra e zëvendëskoordinatores dhe në vend të saj emërohet Diana Toska. BDI do të duhet ta mbajë kongresin partiak deri më 20 dhjetor, ku janë paralajmëruar se do të ndodhin reforma dhe tërheqje të figurave të vjetra nga udhëheqësia. Pritet të ristrukturohen degët e partisë me përfshirjen e emrave të rinj. Sinjal për këtë janë emrat e rinj që u zgjodhën për Këshillin Organizativ të Kongresi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments