6.4 C
Tetovo
E martë, 4 Nëntor, 2025
BallinaLajmeNdërtimi i tunelit hekurudhor që do të lidhë Maqedoninë dhe Bullgarinë starton...

Ndërtimi i tunelit hekurudhor që do të lidhë Maqedoninë dhe Bullgarinë starton dhe ministrat e të dy vendeve do ta nënshkruajnë marrëveshjen nesër.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski, nesër, më 6 nëntor, së bashku me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Transportit dhe Komunikacionit të Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karadzov, do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8.

Në nënshkrimin, i cili do të zhvillohet në stacionin hekurudhor të Gjueshevos, është planifikuar të marrin pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues të NATO-s, përfaqësues të SHBA-së të Bankës Evropiane të Investimeve, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore.Ndërtimi i tunelit hekurudhor do të përfaqësojë një pikë kufitare midis dy vendeve në Korridorin 8. Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2.4 km, nga të cilat 1.2 km ndodhen në territorin e Maqedonisë.

Ndërtimi i Korridorit 8 hekurudhor, përveç rëndësisë së tij ekonomike për Maqedoninë dhe rajonin, ka edhe rëndësi sigurie në kuadër të Aleancës së NATO-s. Në këtë drejtim, hekurudha nga Kumanova në Beljakovcë është ndërtuar dhe hapur për trafik në Korridorin lindor 8. Seksioni nga Beljakovca në Kriva Palanka është në ndërtim e sipër, dhe po punohet intensivisht edhe për përgatitjen e seksionit të tretë nga Kriva Palanka deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, i cili më pas do të përfshijë zgjidhjen e tunelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments