Izet Mexhiti, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar me një deklaratë publike duke e cilësuar këtë proces si një fitore të madhe për shqiptarët dhe për qytetarët që besuan në ndryshim.
“Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim! VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë,” deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se nga nesër, kryetarët e zgjedhur të koalicionit do të nisin punën me përgjegjësi dhe përkushtim për zhvillimin e vendbanimeve dhe për mirëqenien e çdo qytetari.
“Sonte fillon një erë e re politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Vota juaj na nderoi, por edhe na obligon që të mos ndalemi me punë,” përfundoi Izet Mexhiti në deklaratën e tij.
