www.telegrami.mk
“Përgjim” do të thotë dëgjim ose regjistrim i fshehtë i bisedave (zakonisht telefonike, por edhe audio/video) pa dijeninë ose pëlqimin e personave që po flasin.Në prag të raundit të dytë në Tetovë u shpalosën në rrjete sociale disa përgjime,ku janë të përfshirë disa funksionarë të BDI-së,nga gati 10 vite më parë,kohë parakampanje nga ana e Zaevit,kur plasën të ashtuquajtura “ bomba politike ” , por në këto nuk përfshihet kandidati për kryetar komune të Tetovës Bajram Rexhepi.
Zgjedhjet lokale shpesh varen nga imazhi i kandidatëve në nivel komune – nëse ka një çështje që përflitet gjerësisht dhe perceptohet negativisht për kandidatët, kjo mund të hedhë poshtë besimin për ta.Nëse ka përgjime me përmbajtje që përbëjnë shkelje etike, , këto mund të e acarojnë ndjenjën qytetare dhe të mobilizojnë votuesit për ndryshim.(pra bëhet fjalë për disa vota që nuk bën ndryshim)Nëse kandidatët kanë bazë të fortë elektorale, grupim komunitar apo kontroll lokal të mirë – atëherë çfarëdo negative mund të mos jetë e mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.
Mund të ketë ndikim në zgjedhje, por jo domosdoshmërisht të madh…
Zgjedhjet lokale janë shumë kontekstuale: çështjet kryesore në komuna mund të jenë infrastruktura, shërbimet, mirëqenia – jo domosdoshmërisht skandalet personale ose ofendimet. Ka mundësi ndikimi — por nuk është garanci që rezultatet të ndryshojnë për shkak të vetëm këtij rasti ku nuk është i përzier kandidati për kryetar komune të Tetovës..
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë

