5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe një dush i ftohtë për Bujar Osmanin/ Trajçevski i ASHMAA-së,“inspektimet” e...

Edhe një dush i ftohtë për Bujar Osmanin/ Trajçevski i ASHMAA-së,“inspektimet” e Qeverisë teknike i quan “të pakuptimta”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pothuajse para çdo cikli zgjedhor po i viziton institucionet të cilat janë të përfshira në zgjedhje. E ka bërë në zgjedhje presidenciale, tash po e bën për zgjedhje parlamentare.

Nga këto takime asnjëherë nuk ka nxjerrë raporte, për çka edhe u pyet nga TV 21. Por kësaj pyetje Osmani nuk iu përgjigj troç. Ai u thirr në raportin e përgatitur nga Agjencia për Shërbime Mediale, i cili ka nxjerrë zero vërejtje. Sipas Osmanit, edhe përmirësimi i mediave është rezultat i takimeve që po i realizon.

“Pas atij takimi që e kisha unë këtu, raporti është se ka pasur zero vërejtje për mediat nacionale dhe shumë pak vërejtje për disa media lokale dhe atë vërejtje të paqëllimshme. Unë mendoj se një pjesë e arsyes se pse ka pasur kështu rezultat, është kontributi edhe i këtyre vizitave”, deklaroi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.

Nga ana tjetër drejtori i ASHMAA-së, Zoran Trajçevski thotë se Qeveria teknike dukshëm e ka rritur aktivitetin gjatë këtyre ditëve dhe se po krijon aktivitete pa kuptim vetëm për të qenë e pranishme në media.

“Këtë periudhë edhe mediat janë më të ndjeshme dhe duhet ta ulin ndikimin e Qeverisë dhe të funksionarëve sepse jemi dëshmitarë që gjatë kësaj periudhe, qeveria teknike ka shtuar dukshëm aktivitetet. Një numër i këtyre aktiviteteve edhe s’kanë kuptim dhe vetëm krijojnë aktivitete sa për të qenë të pranishëm në media”, Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA-së.

Një takim të ngjashëm sikurse sot, ditë më parë Osmani e realizoi edhe me Komisionin për Parandalim të Korrupsionit dhe me Komisionin Shtetëror Zgjedhore. Osmani po thotë se këto takime po i realizon që të shohë se sa janë të përgatitura institucionet për zgjedhjet, që kjo më pas të mos ndikojë negativisht në vendimin e ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian për dhënien e datës për nisjen e negociatave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments