-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi: Grenell s’erdhi në Kosovë për çështjet e brendshme dhe politike

Hashim Thaçi: Grenell s’erdhi në Kosovë për çështjet e brendshme dhe politike

Pak para nisjes së darkës me të Dërguarin e Posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi ambasadorin Richard Grenell, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ky i fundit nuk është në Kosovë për çështje të brendshme politike.

“Ambasadori Richard Grenell është i ngarkuari special i presidentit Donald Trump për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Nuk është për çështje lokale dhe të brendshme politike këtu, sikur që nuk është asnjë diplomat – qoftë edhe ambasador në Prishtinë – që të interferojë apo bëj presion në çështjet e brendshme lokale, sepse është e drejtë e secilës parti politike që të zgjedhë partnerin”.

“Ne do të diskutojmë për dialogun dhe çështjet që janë me rëndësi jetike për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe kultivimit të përjetshëm të relacioneve mes Prishtinës dhe Washingtonit”.

“Kjo vizitë është jashtë agjendave lokale dhe elektorale. Është agjendë e planifikimit të shtyrjes përpara të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Thaçi ka folur shkurtimisht edhe për nominimin e Albin Kurtit për krijimin e qeverisë, derisa ka shtuar se ky i fundit tash duhet të punojë që ta bëjë shumicën që të votohet në Kuvend, njofton Klan Kosova.

“Natyrisht se unë e kam nominuar kandidatin për kryeministër me kërkesën e tij – kryetarit të paritsë së parë. Tash i mbetet partive politike që të punojnë dhe atij personalisht që të gjejë partner që ta bëjë shumicën e mjaftueshme që të votohet në Kuvendin e Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments