10.1 C
Tetovo
E diel, 19 Tetor, 2025
BallinaLajmeEdhe pse sot është heshtje zgjedhore, vëzhguesit shënojnë disa shkelje

Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, vëzhguesit shënojnë disa shkelje

Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, vëzhguesit shënojnë disa raste të shkeljes. Në rrjetet sociale ende shfaqen përmbajtje të sponsorizuara, edhe pse ato duhej të ndalonin në mesnatë.
Xhabir Deralla nga Qendra për Liri për televizionin Alsat thotë se nga pjesë të ndryshme të vendit vijnë informacione për një aktivitet të shtuar të aktivistëve partiakë, të cilët po përgatiten për ditën e nesërme të zgjedhjeve. Megjithatë, atmosfera mbetet kryesisht e qetë, pa incidente serioze, shton ai.

“Gjithashtu, vëzhguesit tanë afatgjatë nga i gjithë vendi raportojnë se ka një aktivitet të shtuar të aktivistëve partiakë, kryesisht bëhen përgatitje për ditën e nesërme, transport i votuesve dhe të ngjashme. Gjithashtu, vihet re shkelje e heshtjes zgjedhore, shpërndarje e materialit propagandistik. Megjithatë, mund të vërejmë se atmosfera mbetet kryesisht e qetë; njerëzit që janë në terren me bexhe të Civil-it nuk kanë vërejtur incidente të veçanta, të paktën deri tani”, tha Xhabir Deralla – Qendra për Liri – Civil.

Derala thotë se gjatë ditës së nesërme nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë incidente më serioze gjatë votimit, veçanërisht në orët e pasdites dhe para mbylljes së vendvotimeve.

“Gjithashtu, gjatë gjithë periudhës së përgatitjeve vërejmë se këto janë zgjedhje lokale me shumë bast, domethënë partitë politike kanë një interes shumë të madh dhe të fortë për të fituar në zgjedhjet lokale, veçanërisht përballë proceseve të tjera politike që presim menjëherë pas zgjedhjeve. Kjo do të thotë se presim që nesër të ketë tensione, dhe nuk e përjashtojmë mundësinë e incidenteve më serioze në rreth 15 vende në të gjithë vendin”, shtoi Xhabir Deralla – Qendra për Liri – Civil.

Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga mbi 1,400 vëzhgues, vendas dhe të huaj. Numri më i madh i vëzhguesve vjen nga “ODIHR”, shoqata “Wake up” dhe “Civil”./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments