7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeForum rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për shoqëri civile

Forum rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për shoqëri civile

Në organizim të ekipit projektues të BE Takso 3 të mbështetur nga Bashkimi Evropian me qëllim të avancimit dhe përforcimit të kapaciteteve dhe rolin e organizatave civile, sot në Shkup do të mbahet Forumi rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për shoqëri civile.TS

Në Forumin në Shkup do të marrin pjesë përfaqësues të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë, si dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të institucioneve publike.

Forumin do ta hapin Nikolla Bertolini, udhëheqës i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend, Kalinka Gaber, sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Gjeorgios Hacijangu, drejtor rajonal për Evropën Juglindore të “GDSI Limited”.

“Qëllimet kryesore të Forumit janë prezantimi i rezultateve të raportit për “Vlerësimin e gjendjes për krijimin e një mjedisi më të mirë dhe kapacitetet e shoqërisë civile kundrejt Udhëzimit të Bashkimit Evropian dhe Shoqërisë civile në vend për zgjerim, prezantimi i strukturës të Instrumentit të ardhshëm për Ndihmën Para-Aderuese (IPA ) në periudhën 2012-2017 dhe mbështetjen e ardhshme të BE-së për shoqërinë civile, si dhe fillimin e procesit të përcaktimit të Udhëzimeve të reja për mbështetjen e BE-së për shoqërinë civile në rajon për zgjerim 2021-2027”, bëjnë të ditur organizatorët e Forumit.

Forumi rajonal paraqet fillimin e ngjarjes të projektit dyvjeçar të BE TAKSO 3 me seli në Shkup, dhe zyrtarisht do t’i shënojë aktivitetet intensive të projektit nga fillimi i janarit të vitit 2019.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments