7.6 C
Tetovo
E hënë, 13 Tetor, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: Nuk shkojmë në Shqipëri apo Kosovë, do ta qeverisim këtë...

Ali Ahmeti: Nuk shkojmë në Shqipëri apo Kosovë, do ta qeverisim këtë vend me flamurin e Skënderbeut

Në tubimin e mbrëmshëm që u mbajt në Zhelinë, e organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit për kryetar komune Emir Sulejmani, lideri Ali Ahmeti mbajti fjalim të fuqishëm për dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti ju përgjigj ashpër akuzave për deklaratat e përsëritura nëpër media që sipas tij janë fyese për shqiptarët.“Marëdhëniet ndëretnike nuk përforcohen me thirrje për ndarje dhe urrejtje. Nuk mundet njerëz të dalin në televizion dhe të thonë: “Nëse shqiptarët e duan gjuhën shqipe zyrtare le të shkojnë në Shqipëri ose Kosovë”, ajo nuk është rruga për të ecur përpara”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se shqiptarët janë banorë shekullorë të këtij shteti dhe asnjëherë nuk do pranojnë të trajtohen si të huaj në atdheun e vetë.

“Jo, ne nuk shkojmë as në Shqipëri, as në Kosovë, sepse paraardhësit tanë na e lanë këtë vend amanet. Këtij vendi i qëndrojmë në fjalë me flamurin e Skënderbeut”, tha Ahmeti para të pranishmëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments