8.7 C
Tetovo
E diel, 12 Tetor, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Spasovski: Nuk kam ndërhyrë për të ndaluar hetimet për Koçanin

(VIDEO) Spasovski: Nuk kam ndërhyrë për të ndaluar hetimet për Koçanin

Pas akuzave të VMRO-DPMNE-së kundrejt ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ky i fundit mohon kategorikisht këto akuza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se madje këto janë gënjeshtra dhe manipulime të VMRO-DPMNE-së. Ai thotë se në asnjë moment nuk ka bërë thirje për të parandaluar kontrollin e veçanërisht as nuk ka ndonjë përpjekje për ta bërë këtë.

Oliver Spasovski, ish-ministër i Punëve të Brendshme

“I mohoj fuqimisht gënjeshtrat dhe manipulimet që po përhap VMRO-DPMNE. I hedh poshtë ato si të pavërteta të plota. Ky është një shembull klasik i manipulimit të dëshpëruar. Asnjëherë, në asnjë moment, nuk kam bërë thirrje për të parandaluar kontrollin, përkundrazi, fakti që kishte kontrolle kudo është konfirmimi më i fortë se unë as nuk kam ndikuar, as nuk ka ndonjë përpjekje për ta bërë këtë”.

Tutje, Spasovski shkruan se këto gënjeshtra që po përhap qeveria janë një përpjekje e dëshpëruar e VMRO-DPMNE-së për ta keqpërdorur përfundimisht tragjedinë në Koçan për qëllime politike, në një kohë kur sipas tij, publiku tashmë e di se janë zyrtarët e tyre, nga të gjitha nivelet e qeverisë, që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në rastin “Puls” dhe tani janë të mbrojtur.

“Dua t’u them atyre se spin-i dhe gënjeshtrat nuk mund t’i shpëtojnë faktit se qeveria po pengon drejtësinë për tragjedinë në Koçan”, përfundon Spasovski.

/SHENJA/

youtube.com/watch?v=sxIEHOBUurQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fshenja.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments