10.3 C
Tetovo
E diel, 12 Tetor, 2025
BallinaLajmePolicia e Shkupit arrestoi 12 persona për posedim të drogës

Policia e Shkupit arrestoi 12 persona për posedim të drogës

Më 11 dhe 12 tetor 2025, policia e Shkupit arrestoi 12 persona në disa lokacione të ndryshme të qytetit, për shkak të posedimit të substancave narkotike. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan pluhur i bardhë, marihuanë, fara marihuane dhe një thërmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të ngrihen padi përkatëse penale.

“Më 11/12.10.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria B.I. (49), G.P. (30), L.Sh. (40), A.H. (34), E.N. (40), S.H. (23), M.K.P. (38), N.M. (32), G.P. (35), D.I. (30), të gjithë nga Shkupi, P.M. (24) nga fshati Bërnjarci, rajoni i Shkupit dhe K.S. (23) nga Ohri, me banim në Shkup, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur e bardhë, marihuanë, fara marihuane dhe një thërmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments