15.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Tetor, 2025
BallinaLajmeArbër Ademi porosi liderëve të VLEN dhe Mickoskit: Ali Ahmeti nuk e...

Arbër Ademi porosi liderëve të VLEN dhe Mickoskit: Ali Ahmeti nuk e ka në plan të pensionohet (VIDEO)

Në një tubim të fuqishëm të Aleancës Kombëtare për Integrim në Kumanovë, zëri i unitetit shqiptar u ngrit me mesazhe të qarta për drejtësi, barazi dhe rikthimin e dinjitetit kombëtar. Deputeti Arbër Ademi, në fjalimin e tij theksoi se kjo lëvizje politike nuk është thjesht një garë për pushtet vendor, por një referendum kombëtar për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Zemra e shqiptarëve, nga kjo sallë, flet qartë – flet zemra e shqiponjave,” tha Ademi, duke cituar dhe Nelson Mandelën: “Kur njerëzit bashkohen për një qëllim të drejtë, askush nuk mund t’i ndalë.”Sipas tij, shembulli më i mirë i këtij bashkimi është pikërisht Aleanca Kombëtare për Integrim, një front i ri politik që përfaqëson zërin e vërtetë të shqiptarëve. Ai shtoi se Kumanova dhe Likova tashmë i janë bashkuar ortekut të Rilindjes Kombëtare dhe se më 19 tetor do të jenë pjesë e një plebishiti popullor për kthimin e dinjitetit shqiptar në institucione, njofton TS.

Ademi kritikoi ashpër partitë që, siç u shpreh ai, synojnë “zhdukjen e zërit të shqiptarëve nga skena politike” dhe nuk ngurroi të përmendë emra të politikës aktuale që sipas tij janë obsesionuar me figurën e Ali Ahmetit, duke kërkuar largimin e tij.“Ali Ahmeti nuk ka ndërmend të pensionohet. Ka ende shumë punë për të bërë për ta çuar në vend kauzën tonë për drejtësi dhe progres,” theksoi Ademi, duke shtuar se frika nga vota shqiptare po e bën kundërshtarin politik të dridhet.

Në përmbyllje, ai bëri thirrje për mobilizim të plotë më 19 tetor, duke e cilësuar atë si një ditë historike:

“Ne nuk zhdukemi, ne nuk heshtim! Ne shqiptarët vetë do t’i zgjedhim përfaqësuesit tanë. Le ta japim së bashku përgjigjen tonë në këtë plebishit kombëtar!”/TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments