14.5 C
Tetovo
E diel, 5 Tetor, 2025
BallinaLajmeBotaReshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bullgari

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bullgari

Përmbytjet shkatërruese përfshinë fshatrat turistikë në Bullgarinë juglindore dhe në bregdetin e Detit të Zi, duke marrë jetën e tre personave dhe duke detyruar qindra të tjerë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ministri i Brendshëm Daniel Mitov tha se tre persona, përfshirë dy shpëtimtarë, kanë humbur jetën në përmbytjet në vendpushimin bregdetar Elenite pas shirave të rrëmbyeshëm.

“Mund të konfirmojmë se tre persona kanë vdekur. U shprehim ngushëllimet tona familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën në këtë fatkeqësi natyrore, e cila, siç e patë, shkaktoi një rrëke masive dheu dhe pemësh që ranë poshtë malit dhe përgjatë bregdetit”, tha Daniel Mitov, Ministër i Brendshëm i Bullgarisë.

Infrastruktura në disa pjesë të rajonit bregdetar u dëmtua rëndë, me përmbytjet që rrëmbyen makinat, përmbytën shtëpi, hotele dhe kampe.

Ekipet e specializuara nga Marina Bullgare janë vendosur për të kërkuar persona të zhdukur dhe për të ndihmuar përpjekjet e evakuimit. Autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme në disa qytete përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Ndërkohë, ambientalistët kanë ngritur prej vitesh shqetësime për ndërtimet pa kriter në bregdetin e Detit të Zi, të cilat, sipas tyre, e përkeqësojnë ndikimin e fatkeqësive natyrore si përmbytjet dhe stuhitë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments