14.5 C
Tetovo
E diel, 5 Tetor, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi / Jashtë propagandës dhe video-klipeve që paguhen nga buxheti i...

Bajram Rexhepi / Jashtë propagandës dhe video-klipeve që paguhen nga buxheti i tetovarëve,në Reçicës të Madhe: rrugë mesjetare dhe mungesë e infrastrukturës elementare!

Jashtë propagandës dhe video-klipeve që paguhen nga buxheti i tetovarëve, ky është realiteti me të cilin përballen çdo ditë banorët e Reçicës së Madhe: rrugë mesjetare dhe mungesë e infrastrukturës elementare!

Ironia bëhet edhe më e madhe kur kjo udhëheqësi, vetëm një muaj para zgjedhjeve, përpiqet të hedhë pak asfalt në rrugët e Tetovës me para të vjedhura nga Monopoli, nga shitja e pronave publike dhe nga koncesionimet korruptive 15-vjeçare të ndërmarrjeve publike.

Realiteti është ky: rrugët në Tetovë po bëhen pa procedura prokurimi, pa projekt, pa mbikëqyrje dhe pa standarde! Kjo do të thotë se qytetarët paguajnë asfaltimin e një rruge 5 deri në 10 herë më shtrenjtë, pa asnjë garancë për cilësi.

Kohës së improvizimeve dhe mashtrimeve po i vjen fundi më 19 Tetor!

#BashkëPërTetovën

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments