Kryetari i Tetovës, që kandidon edhe për një mandat në këtë pozitë, Bilall Kasami, ka vlerësuar lart figurën e Albi Qamilit, bartës i listës së VLEN-it për Këshillin Komunal të Tetovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kasami tha se Qamili është një figurë e rëndësishme e rinisë tetovare, me kontribut të madh në rrëzimin e BDI-së nga pushteti.
“Albi Qamili ka qenë një ndër figurat më të rëndësishme të rinisë tetovare, i cili kontribuoi në përmbysjen e pushtetit lokal në Tetovë, ndërsa më pas luajti një rol të rëndësishëm edhe në largimin e BDI-së nga pushteti qendror.
Sigurisht që ne vlerësojmë të gjithë ata që kontribuojnë në këtë mision që kemi nisur. Për më tepër, për ne rinia ka një rëndësi të veçantë, dhe duam të japim një model: që çdo i ri që dëshiron të angazhohet në aktivitete politike dhe të kontribuojë në jetën shoqërore, e ka vendin te VLEN dhe do të jetë i vlerësuar,” tha ndër të tjera Kasami në intervistën për Euronews Albania.